E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet “Treni” i Maxhunit

Të hënën (sot), me fillim nga ora 20:30 promovohet albumi “TRENI”, i Nesim Maxhunit. Me këtë rast, Maxhuni do të mbajë një koncert ‘live’ në Teatrin Oda.

Për realizimin e këtij projekti, bateristi Nesim Maxhuni bashkëpunoi me jazz kitaristin e njohur prishtinas, Armend Xhaferin, dhe me bastistin slloven, Robert Jukic, të cilin publiku kosovar e njeh si pjesëmarrës në Prishtina Jazz Festival.

Të dy instrumentistët, Xhaferi e Jukic, përveç me interpretime, në albumin e Maxhunit kanë kontribuar edhe me kompozimet e tyre. Mysafirë të tjerë në album janë edhe Jeton Dolaku e Fatlind Ferati.

Ndryshe, albumi “Treni” është prodhuar në studioja muzikore HomeBaseSound, që udhëhiqet nga Pëllumb Ballata dhe Armend Xhaferi. Shtëpi botuese e albumit është Dit' e Nat'.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›