E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet libri "Poetët bëjnë dashuri ndryshe…"

"Poetët bëjnë dashuri ndryshe"… Kështu mendon vetë shkrimtari i ri Darien Levani i cili sjell për herë të parë në shqip romanin e tij më të fundit.

Pa dashur të japë shumë detajë rreth këtij këndvështrimi, duke ia lënë vetë lexuesit ta zbulojë këtë përgjigje, autori në këtë botim ka si qëllim ti japë zë frikës, shpresës, e përpjekjeve të një brezi ku historia e personazhit bëhet këndvështrim për historinë e sotme.
 

Ky roman sipas autorit Levan merr një histori personale dhe e kthen në universale të vlefshme për të gjithë. Darien Levani është shkrimtarë, kritik muzikor dhe gazetar shqiptar që jeton në Itali. Promovimi i librit është realizuar në ambjentete MTKRS nën praninë e shkrimtarëve, autorëve dhe miqve të librit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›