E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vetëvendosje" proteston kundër dhunës së policisë

Ashtu si edhe kishte paralajmëruar lëvizja "Vetëvendosje" ka zhvilluar protestën e saj në Prishtinë.
 

Në fjalën e tij kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka fajësuar policinë për protestën e dhunshme. Sipas tij nëse policia do të qëndronte brenda oborrit të qeverisë asnjë nuk do të kishte ndodhur.
 

Ndërkaq deputeti Rexhep Selimi ka kërkuar nga kryeministri Hashim Thaçi lirimin e disa aktivistëve të cilët ndodhen në burg.
 

Ndërsa Përfaqësuesi i Vetëvendosjes Ismajl Kurteshi ka thënë protestuesve, se qëllimi i protestës është kundërshtimi i bisedimeve, privatizimit, si dhe dhunës së djeshme policore. Kurteshi ka thënë se kjo qeveri po sjellë koncesione, ndërsa Serbia po fiton nga këto.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›