E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovojnë Inside

Nga Express më 22 shtator 2011 në ora 11:32

Pas një pauze relativisht të gjatë, bendi kosovar i muzikës metal “Toxin” është rikthyer duke sjellë videoklipin e këngës “Inside”.

Kënga është realizuar në gjuhën angleze.

Edhe pse kësaj radhe kënga është pak më e lehtë, prapëseprapë bendi në fjalë i ka qëndruar besnik zhanrit të vet muzikor.

Origjinaliteti i bendit në këtë videoklip vërehet fare lehtë, mirëpo njëkohësisht vërehet edhe ndikimi i bendeve të njohura botërore, të cilat e kultivojnë metalin e trendëve të fundit.

Vlen të theksohet që “Toxin” e ka të realizuar edhe albumin “Revolution”, album ky i cili doli në shitje gjatë vitit 2008. Ky bend po ashtu i ka të realizuar edhe tri videoklipe të tjera.

Kënga "Insida" është pjesë e projektit të ri (albumit) të grupit. Në tekstin e këngës flitet për një botë brenda njeriut, e cila është e pashpjegueshme, për ndjenjat e brendshme të njeriut. (telegrafi)

Spoti i këngës “Inside”

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›