E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prona, 45-vjeçarja kërcënon se do të hidhet nga pallati

Një grua 45-vjeçare nga qyteti i Lushnjes ka kërcënuar se të hidhet nga pallati pas një padrejtësie sipas saj të bërë me pronat.
 

Mjaftoni Tabaku ka hipur në ballkonin e banesës së saj e cila ndodhet në në pallat në qendër të qytetit të Lushnjes dhe kërcënon se do të hidhet nëse nuk zgjidhej problemi i saj me pronën.
 

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi i gatshëm i policisë i cili po negocion me 45-vjeçaren për ta bindur gruan të zbresë nga ballkoni.
 

“Kërkoj zgjidhje për çështjen e pronave që m`i morën padrejtësisht. Akti im është në shenjë proteste ndaj drejtësisë” i është drejtuar 45-vjeçarja forcave të policisë.
 

Çështja e pronave ka shtuar kohët e fundit tentativat për vetëvrasje në vend. Vetëm disa ditë më parë 7 gra në kryeqytet hipën në tarracën e një pallati në ndërtim tek “Unaza e Re” duke kërcënuar se do të hidhen prej andej për shkak të konfliktit për pronën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›