Konflikti me pronat, një grua kërcënon me hedhje nga ndërtesa
LUSHNJE-Një 45-vjecare kërcënon se do të hidhet nga një ndërtesë e lartë në rast se nuk i zgjidhet problemi me pronat.
Policia njofton se shtetasja 45-vjecare, Mjaftoni Tabaku nënë e 3 fëmijëve ka hipur në një ndërtesë në qendër të Lushnjës dhe kërcënon se do të hidhet nga pallati. Sipas Tabakut, veprimi i saj është në shenjë proteste për konfliktin e pazgjidhur me pronat.
Policia bën me dije se 45-vjecarja është shprehur se nuk ka besim tek drejtësia për zgjidhjen e cështjes së saj.
Ndërkohë forcat policore po negociojnë për zbritjen e gruas nga ndërtesa.
(d.b/BalkanWeb)