E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronaret e dyqaneve pergatiten per sezonin e festave

Disa pronare dyqanesh jane te shqetesuar se situata ekonomike ne Shtetet e Bashkuara do ti demtoje ata gjate shitjeve ne sezonin e festave i cili eshte tradicionalisht periudha me e ngarkuar e vitit per shitjete mallrave. Disa dyqane po bejne perpjekje te medha per te terhequr konsumatoret ne nje periudhe kur ekonomia me e madhe ne bote eshte ne procesin e rimekembjes nga recesioni i me i rende ne disa dekada.

Pronaret e dyqaneve presin me padurim bleresit qe zakonisht dynden drejt dyqaneve amerikane dy muajt e fundit te vitit per te blere lodra veshje pajisje elektronike dhe cdo gje tjeter qe duhet per dhuratat e Krishtlindjeve.

Sezoni me i madh i shitjeve tradicionalisht fillon menjehere mbas se enjtes se kater te nentorit e cila eshte festa e Dites se Falenderimeve ne Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i faqes se internetit PriceGrabber.com ne Los Anxhelos Stiv Krenzer ndjek me vemendje kete prirje

E premtja e Zeze eshte dita mbas festes se Falenderimeve dhe eshte dita me e madhe e shitjeve ne te cilen shitesit shenojne me te kuqe humbjet dhe me te zeze fitimet e dites.

Ne perpjekje per te patur pjesen e tyre te fitimit numri i dyqaneve qe hapen qe ne mesnaten e Dites se Falenderimeve ose perpara se te agoje e Premtja e Zeze eshte rritur ndjeshem.

Pronare te tjere dyqanesh ofrojne ulje cmimesh qe jane zakonisht edhe me te medha se ulja e fillim sezonit ose ofrojne qe te paguajne postimin e mallit ose taksat e shitjes.

Optimizem i matur eshte fraza per sezonin e pushimeve kete vit. Presim qe shitjet te rriten me 2.8 perqind shifer qe eshte mbi mesataren e 10 viteve por rritja nuk do te jete aq e larte sa vitin e kaluar.

Ndersa shitesit parashikojne rritje te shitjeve tregues te tjere per te ardhmen e bizneseve jane te ndryshme.

Numri i mallrave qe do te shkarkohen ne portet e rendesishme amerikane pra  importet jane ne ulje.

Nga ana tjeter ekonomistet qe masin shitjet e karburantit per te matur levizjen e kamioneve thone se shperndarja e tyre anembane vendit eshte rritur disi.

Pavaresisht rasteve te siperpermendura zevendes presidenti i qendres me te madhe tregetare ne Shtetet e Bashkuara Dan Xhasper pret qe te kete nje dyndje te madhe bleresish. Ai foli per Zerin e Amerikes permes Skaipit

Ne kemi patur nje vit te mire. Presim qe te vazhdoje keshtu. Nuk jam i sigurte se ne cfare ritmesh do te jene shitjet por mendoj se do te jete nje sezon i mire.

Qendra tregetare amerikane ne Bloomingotn te Minesotes ka te punesuar rreth 12 mije njerez e u sherben miliona bleresve cdo vit.

Ekonomistet gjithmone vezhgojne nga afer shitjet sepse 70 per qind e aktivitetit ekonomik ne Shtetet e Bashkuara udhehiqet nga kerkesa e konsumatorit ku shpenzimet e tyre arrijne kulmin gjate sezonit te festave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›