Britania mund te pozicionoje raketa toke-ajer per te ofruar siguri gjate Lojrave Olimpike

Sekretari britanik i mbrojtjes Filip Haimond tha se Britania mund te pozicionoje raketa toke-ajer per te ofruar siguri ne Lojrat Olimpike te veres se vitit 2012 ne Londer.
Zoti Haimond i tha parlamentit dje se autoritetet do te marrin te gjitha masat e nevojshme per te garantuar siguri gjate lojrave. Ai tha se kjo do te perfshije edhe pozicionimin e raketave nese ushtria mendon se ato nevojiten. Vende te tjera organizatore me pare kane pozicionuar gjithashtu raketa.
Nderkohe gazeta britanike Guardian njofton se Shtetet e Bashkuara mund te dergojne deri ne 1000 agjente sigurie per Lojrat Olimpike te Londres. Sipas gazetes Guardian Uashingtoni eshte i shqetesuar per sigurine ne lojrat olimpike pas pergjigjes nga ana e policise britanike ndaj demonstratave te muajit gusht. Sipas gazetes agjentet amerikane te sigurise do te vinin per te ndihmuar ne mbrojtjen e diplomateve dhe atleteve nga Shtetet e Bashkuara.