Pronarët i kërkojnë llogari kryeministrit Berisha për pronat e pakthyera në 20 vite demokraci

Shoqata "Bregdeti": Politika pseudodemokratike po e fundos Shqipërinë në kaos dhe korrupsion
Shoqata "Bregdeti" kërkon nga koalicioni i djathtë qeverisës, një reagim publik lidhur me fatin e pronave të tyre, të humbura që në sistemin komunist dhe që nuk mundën ti rimerrnin as në 19 vite demokraci. Kreu i shoqatës "Bregdeti", Niko Nesturi, kërkon që Kryeministri Sali Berisha, Fatmir Mediu dhe Aleksandër Garuli të japin llogari dhe t'u përgjigjen 10 pyetjeve të mëposhtme, të cilat do të tregonin qartë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë me pronat e bregdetit Vlorë-Sarandë. Sipas Nesturit, duke qenë se kemi të bëjmë edhe me një atmosferë elektorale, shoqata që ai drjton por edhe shoqata "Pronësi me Drejtësi" do të bashkojnë votat, por do të maten mirë para se ta hedhin për partinë përkatëse. Sipas tij, tashmë vota do të shkollë në favor të partisë që do t'u japë realisht pronën e humbur prej vitesh dhe që ende nuk kanë mundur ta përfitojnë sërish, pavarësisht premtimeve të shumta nga politikanët.
Zotërinj të nderuar!
Këto ditë, mediat kanë qenë të mbushura me shkrime dhe emisione për pronat, por po kështu ka ndodhur edhe para fushatave elektorale të mëparshme. Në emër të pronarëve autoktonë të bregdetit turistik Vlorë-Sarandë, që akoma nuk ka marrë sa tokat e as ullinjtë e trashëguar nga të parët, reagojmë për sa vijon: I pari që historikisht dolët në skenën politike me premtimin për liri-demokraci dhe kthimin e pronave tek pronarët ishit ju z. Sali Berisha, më 1991. Me votat e pronarëve (që menduan se do ju ktheheshin pronat e grabitura) dhe të përndjekurve, ju fituat maxhorancën dhe u bëtë President. Pas kësaj ju dhe jo vetëm shkelët premtimin por deri sot i keni luftuar pronarët e veçanërisht ata të Bregdetit. Pas jush, në skenë dolën z. Sabri Godo dhe z. Fatmir Mediu, si kryetarë të Partisë Republikane, i fundit më i riu dhe i padëgjuar për pronat ka dalë z. Aleksandër Garuli, që pati guximin të japë intervista dhe të thotë mbroçkulla për shoqatat e pronarëve, duke aluduar sikur Partisë Republikane, pronarët i paskan dhënë prokurën apo të drejtën për të na përfaqësuar.
Ne pronarët e bregdetit e kemi kritikuar shumë herë në shtyp Partinë Republikanë dhe deputetin Arian Madhi, por këto nuk i paskan vlejtur z. Garuli. Ne aprovojmë mendimet e shprehura në shtyp me datë 13.03.09 të z. Ahmet Sulstarova i shoqatës Pronësi me Drejtësi, që ju përgjigj publikisht deputetit Aleksandër Garuli, kritikë që vlen për gjithë politikën pseudodemokratike që po e fundos Shqipërinë në kaos dhe korrupsion të paparë.
Lidhur me pronat, po analizojmë shkurtimisht mazhorancën. Me këtë nuk duam të mbrojmë aspak të majtët (pjesën hajdute të saj). Pretendimet tona për grabitje të pronave ju lutemi të na i pohoni ose të na i kundërshtoni në shtyp, ju zoti Kryeministër. Nëse ju do ta neglizhoni këtë, ne do ta kërkojmë përsëri nga ju, nga Transparency International, nga USAID dhe gjithë ndërkombëtarët si dhe nga ai që do vijë pas jush, deri në zgjidhjen e plotë sipas 12 kërkesave që kemi paraqitur bashkë me shoqatën Pronësi me drejtësi ose sipas kërkesave që ju kemi paraqitur nga Kuvendi Mbarëbregdetar. Zgjidhja e problemit të pronës në zonën turistike për një Qeveri, është e thjeshtë nëse në regjistrat e ZRPP do të shtohet edhe një kolonë ku shteti të pasqyrojë origjinën e pronës para vitit 1945, një kolonë tjetër të periudhës së diktaturës ku të shënohet pronë shtetërore dhe në kolonën e regjistrimit e ri të pas vitit 1991 mënyrën dhe ligjin e zbatuar për përfitimin dhe transkriptimin e pronës tek pronari aktual. Kështu, gjërat nuk fillojnë nga e para por korrigjohen paudhësitë e kurdisura nga hajdutët e infiltruar në politikë dhe në pushtet në këto 18 vjet. Ky plotësim juridik i kryer në regjistrimet në ZRPP, për Qarkun e Vlorës, do të nxjerrë në dritë pronarët e ligjshëm që ju gabimisht apo qëllimisht jeni mësuar ti quani ish- pronarë dhe pseudopronarë, që ju politikanët i quani pronarë të rinj. Analiza e fakteve do tregojë se prej të dy krahëve është organizuar një vjedhje masive dhe prandaj të dy palët e ruani me fanatizëm njëri-tjetrin. Deri tani kjo politikë ka ecur duke e mashtruar popullin dhe institucionet ndërkombëtare. Shpesh të huajt janë shfrytëzuar ose implikuar rëndë në këtë zullum që ka arritur në pika kritike siç është rasti i ekonomistit peruan Hernando de Sota për legalizimet, skandali i Bankës Botërore, ai i Clubmed të Francës dhe Kakomesë etj
Ju z. Berisha u prononcuat përsëri në media por pronat, dhe në vijim të deklarimit të Partisë Republikane, ju ftojmë të shpreheni në shtyp në radhë të parë ju si Kryeministër por dhe çdo forcë politike që kërkon votat e popullit të Bregdetit, për sa vijon:
Sipas mentalitetit komunist, kapitalizmi ishte armiku i popullit dhe prona private ishte ajo që lindte çdo ditë kapitalizmin, dhe si e tillë prona private u shpall armik. Me këtë slogan prej vitit 1945 deri në 1976 të gjithë pronat private në 100% në qytet dhe në fshat u shtetëzuan. Me Kushtetutën e vitit 1976 e gjithë toka u shpall pronë e shtetit, por kjo Kushtetutë u abrogua nga Parlamenti në 1991. Bashkë me kushtetutën e 1976 u shpallën pa vlerë dhe tapitë e ndara sipas reformës agrare dhe sipas motivit or ti dukagjinas zbrit nga mali, merre tokën që ta fali etj. etj.
Pyetja e parë dhe më themelore: Në bindjen tuaj zoti Kryeministër, pronat e të shpronësuarve në zonën turistike pas vitit 1991 a i përkasin shtetin dhe pushtetit apo janë pronat private që komunizmi i kishte grabitur prej pronarëve? A i shkeli detyrimet kushtetuese shteti pluralist pas vitit 1991, kur filloi ta ndante tokën pa marrë parasysh kufijtë e parkolektivizimit? A kishte ai shtet detyrim kushtetues ta kthente pronën tek i zoti? Pra pronat e ish- kooperativave bujqësore të ndara me ligjin 7501, ju zoti Berisha i konsideroni prona të kthyera sipas të drejtës së pronës, apo bamirësi të politikanëve që ndanë lëmoshë familjeve të varfra sipas frymëve?
Pyetja e dytë: A i disponon shteti të gjitha mundësitë dhe mekanizmat (Institute topografie, dokumente të shtetëzimeve dhe të sekuestrimeve, dokumente të kadastrave, dhe të Arkivit të Shtetit etj) në mënyrë që Qeveria të marrë përsipër të diferencojë se cilat janë pronat e shtetëzuara dhe cilat janë pronat me pronar juridik Shtetin edhe para vendosjes së diktaturës? A jeni në gjendje ju z. Kryeministër që për zonën Vlorë Sarandë, ta bëni publike para zgjedhjeve të Qershorit 2009?
Pyetja e tretë: Sa është nr. i letrave dhe ankesave nga subjekte të shpronësuar, nga grupe pronarësh, nga grupe akademikësh dhe intelektualësh, nga shoqata Pronësi me Drejtësi dhe shoqata A. K."Bregdeti dhe sa është numri i artikujve të botuar në gazetat e ndryshme kritikat dhe arsyetimin- Për mosrespektim të të drejtës së pronës private dhe shkelje të detyrimeve kushtetuese, që i janë drejtuar Sali Berishës kur ishte President i Republikës dhe sa tani si Kryeministër? Sa është nr i ankesave drejtuar antikorrupsionit dhe sa është nr i rasteve të zgjidhura?
Pyetja e katërt: Kush mban përgjegjësi se pse nuk janë zbatuar rekomandimet e Departamentit Amerikan të SHBA, të KE dhe BE për kthimin e pronave dhe pse pronarët mbahen peng dhe komisionet nuk marrin vendime as për pronat që janë të lira.
Pyetja e pestë: A jeni i bindur se Qeveria ka përdorur në mënyrë abuzive fondin disa milionë dollarë të vënë në dispozicion nga donatorët USAID etj për sistemin e ri të regjistrimit të pasurive të paluajtshme?
Pyetja e gjashtë: A jeni i bindur se i ashtuquajturi regjistrim primar me vendime Komisionesh (që janë më të këqija se ato të reformës agrare të kohës së diktaturës), mohimi i kadastrës së vitit 1945, nxitja e lëvizjes së lirë, nxitja e pushtimit të trojeve dhe e ndërtimeve pa leje ka krijuar anarkinë e pronës dhe minimumi ka futur konfliktin midis pronarëve të ligjshëm dhe pronarëve false pra disa shqiptarë duhet të luftojnë kundër shqiptarëve të tjerë. Cili është sipas jush përgjegjësi historik i kësaj katrahure?
Pyetja e shtatë: Ne bregdetasit autoktonë, a kemi të drejtë sipas Kushtetutës që kërkojmë pronat që na ka grabitur dik