Mbretëresha e Jugut, Një histori emocionuese, mbi baladat e trafikantëve

Në këtë roman autori me një tregim të shkëlqyer ka ndërthurur misterin me të vërtetën
Letërsia spanjolle duket se mbetet ende ndër letërsitë më të preferuara nga lexuesit shqiptarë. Këtë e konfirmon dhe shitja e autorëve spanjoll, të cilët edhe këtë sezon vazhdojnë të jenë ndër më të preferuarit. Libra të gjinive të ndryshme si romanca, bestseller, etj, janë ndër më të shiturit në libraritë e Tiranës. Pjesë e këtyre autorëve është dhe emri i njohur i letërsisë spanjolle Arturo Perez Reverte, i cili ende me romin e tij Mbretëresha e Jugut radhitet ndër më të kërkuarit në libraritë e kryeqytetit. Por çfarë sjell romani Mbretëresha e Jugut, i cili një nga më të mirët e autorit spanjoll? Ky roman, një nga më të mirët e autorit, ka ngjallur interes në lexuesit në mbarë botën, ndërsa konsiderohet si një nga romanet më të suksesshëm të tij. Romani është përkthyer në 40 gjuhë dhe numri i kopjeve shitur në tërë botën ka kapërcyer 20 milionët. Libri lexohet me endje, një motiv më i thellë në suksesin e librit është se Reverte ka prekur së gjalli shumë prej lexuesve të vet, sidomos femrat. Brumin për këtë libër autori e ka marrë nga historia gati e pabesueshme por e vërtetë e një femre, portretin e së cilës ai e skalit me një mjeshtëri të jashtëzakonshme. Një histori emocionuese, e ndërtuar mbi përjetimet magjepsëse të baladave të trafikantëve të drogës, ajo të ngërthen në sensualitetin dhe mizorinë, dashurinë dhe tradhtinë ashtu sikurse është vetë historia e pluhurit të bardhë. Në këtë roman Reverte, me një narracion të shkëlqyer ka ndërthurur misterin me të vërtetën. Tereza Mendoza, një vajzë e thjeshtë meksikane, që punonte si bariste, arrin të vihet në krye të trafikut të lëndëve narkotike në një rajon të gjerë, duke mposhtur barrierat e maskilitetit dhe kurthet e fatit. Për të mbijetuar ajo do të braktisë Terezën e dikurshme, vajzën e pafajshme e cila i besoi jetën e saj një kontrabandisti. Do ti duhet të kërkojë brenda vetes gruan, e cila është aq e fortë sa për të zbuluar një botë të shëmtuar dhe të rrezikshme si ajo e narkotrafikantëve, një grua të cilën nuk e dinte se ekzistonte. Duke shkelur mbi trupat e të dashurve të saj dhe me nuhatjen e hollë të një profesionisteje Tereza arriti të sundojë botën e paligjshme të narkotrafikantëve dhe të arrijë majat e pushtetit. Ajo u shfaq kur kartelet kolumbiane kërkonin rrugë alternative për në Evropë. E shndërroi transportin e paorganizuar të lëndëve narkotike në një korporatë që punonte si sahat. Në Mesdheun Lindor, krahas hashashit maroken, ajo krijoi një rrjet të tërë kokaine. Së bashku me mafien ruse dhe italiane ajo zëvendësoi grupimet e tjera mafioze, të cilat përpiqeshin të hidhnin rrënjë në rajon. Mall të vetin ajo kurrë nuk ka pasur, por pothuaj gjithçka varej prej saj. Një histori e paharrueshme kapërcen kontinentet, nga rrugët me pluhur të Meksikës, te ujërat rrëzëlluese të bregut të Marokut, nga Spanja në Ngushticën e Gjibraltarit. Ajo u bë Mbretëresha e Jugut dhe për të u krijuan balada, të cilat edhe sot janë të ndaluara në disa vende të botës. Arturo Perez-Reverte është një nga autorët më të lexuar dhe më të admiruar në botë dhe Mbretëresha e Jugut është një bestseller botëror dhe një nga romanet më të mirë dhe mahnitës. Libri vjen si botim i shtëpisë botuese Bota shqiptare dhe përkthyer nga Qamil Bedhia.
Last Updated on Saturday, 14 March 2009 23:47