E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronari i vë flakën banesës dhe largohet, shkrumbohet apartamenti në Lushnjë

Një zjarr ka rënë në një pallat shumëkatësh në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, në afërsi të spitalit të Lushnjës. Banorët kanë konstatuar tymin dhe kanë njoftuar menjëherë zjarrfikëset.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës të Lushnjës ka bërë të mundur izolimin e flakëve në një banesë në katin e tretë, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet e tjera të pallatit.

Në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se pronari i banesës, një 40-vjeçar, i ka vënë flakën disa pjesëve të saj dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se 40-vjeçari dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor. Aktualisht po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›