Pronat Agjencia e Kthimit dhe kompensimit pa tager
Te tjera rreth shkrimit Ne Strasburg lume padish
TIRANE- Nga 1 janari i ketij viti Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Prones nuk po kryen asnje kthim dhe asnje lloj kompensimi duke qene se pas disa shtyrjeve rresht afati i ekzistences se saj si institucion i percaktuar me ligj ishte fundi i vitit te kaluar.
Praktikisht ish-pronaret ndodhen perballe nje situate bllokimi total. Jane mijera dosje qe flene ne arkivin e Agjencise se Kthimit e te Kompensimit te Prones nderkohe qe tashme hidhet ideja e nje strategjie te re qe eshte sugjeruar edhe nga Keshilli i Evropes pas konstatimit te Gjykates se Strasburgut se nje ortek i vertete kerkesash nga ish-pronaret shqiptare ka mberritur ne te dhe te gjitha rastet deri tani jane zgjidhur ne favor te tyre. Afati per ndryshimin ne ligj ishte nentori 2011 por qeveria shqiptare as qe e vuri ujin ne zjarr.
Burime nga AKKP thane per Shqiptarja.com se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave po vazhdon punen normalisht megjithese afati ligjor per procesin e dhenies se vendimeve per kthimin e prones ka perfunduar. Sipas tyre eshte dhene gartanci e plote se afati do te shtyhet. Pervec mijera dosjeve te trasheguara nga drejtorite rajonale qe u shkrine kater vjet me pare deri tani jane shtuar dhe gati 1.000 dosje te reja te rivendosura ne afat me vendim gjyqi. Por qytetare te ndryshem qe kane kontaktuar me drejtues te ketij institucion per tu interesuar se kur mund te sjellin dosjet pasi kane konstatuar se u ka dale emri ne VKM e fundit te vitit te kaluar per demshperblim kane marre pergjigjen se do te njoftohen nepermjet medias.
LIGJI
Lidhur me zgjatjen e afatit te AKKP-se ka nje problem ligjor. Ligji per kthimin dhe kompensimin e prones do tu nenshtrohet ndryshimeve deri me nentor 2011 keshtu eshte vendosur ne strategjine e miratuar nga qeveria pasi ishte sugjeruar ne Keshilli i Evropes. Ky i fundit eshte shume i shqetesuar nga moria e padive te qytetareve shqiptare ndaj shtetit te tyre - mbi 550 - qe kane mberritur ne Strasburg dhe deri tani vetem 5 jane fituar nga shteti. Kjo nenkupton se edhe zgjatja e afatit qe eshte nje ndryshim ne ligj nuk mund te behet. Megjithate ne janar te ketij viti ministri i Drejtesise Eduard Halimi tha se viti 2012 do te jete viti i miratimit te strategjise kombetare te prones. Kjo bie ndesh me angazhimin ndaj nderkombetareve.
PLANI
Keshilli i Ministrave ka miratuar nje plan veprimi per kompensimin e pronave nga viti 2013 deri ne vitin 2018. Sipas drejtorit te Agjencise Elvis Cefa gjate ketyre viteve do te punohet per krijimin e nje baze te dhenash per te gjitha vendimet e dhena nder vite. Kjo do te ndihmoje dhe ne llogaritjen e sakte te fondit qe duhet per kompensim.
FONDET
Vitet e fundit eshte vene re se per kompensimin e ish-pronareve eshte perdorur vetem fondi i grumbulluar nga qytetaret qe kishin kryer pagesen per legalizimin. Keshtu me 2009 jane edhene 1.7 miliarde leke per ish-pronaret me 2010 2.2 miliarde dhe ne 2011 1.65 miliarde. Por nga kjo perfitojne vetem pronaret e parcelave ku jane kryer ndertimet.
sg/shqiptarja.com