E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksa e pastrimitte uji Pa Kontrate

Perfshirja e tarifes se pastrimit ne faturen e ujit te pijshem ka krijuar amulli ne njesite bashkiake dhe paqartesi te kategorite qe jane prekur nga kjo procedure e re. Ne baze te ligjit pensionistet veteranet invalidet e luftes dhe Punes perfituesit e ndihmes ekonomike te verbrit si dhe personat paraplegjike dhe tetraplegjike nuk e paguaje kete tarife por ne te vertete atyre u ka ardhur e perfshire ne faturen e muajit janar. Por jo vetem kjo. Aldrin Dalipi kreu i keshilltareve socialiste ka denoncuar dje edhe nje fakt te rendesishem. Sipas tij Ujesjellesi i ka printuar faturat e qytetareve ku ka perfshire edhe taksen e pastrimit perpara se te lidhej kontrata me bashkine e Tiranes.

Ai e ka vertetuar kete fakt me shkresen qe vete bashkia e madhe u ka derguar njesive bashkiake ku i ve ne dijeni per vendimin e ri. Bashkia e Tiranes ne njoftimin qe u ka nisur njesive vendore thote se kontraten e ka firmosur ne daten 31 janar 2012 me Ujesjellesin. Nderkohe qe faturat qe kane ne dore qytetaret mbajne daten e printimit 30 janar. Si mundet qe qytetaret te paguajne per nje kontrate e cila eshte lidhur nje dite pasi faturat jane nisur ne drejtim te tyre edhe me taksen e pastrimit Kete pergjigje le ta jape Lulzim Basha sepse asnje qytetar nuk ia ka borxh qe me taksat e tyre te tallet kushdo qofte - ka deklaruar Dalipi. Sipas tij ky eshte nje tregues i qarte i keq menaxhimit te bashkise se Tiranes pasi me taksat e qytetareve paguhet nje administrate e tere qe ka per detyre te jete korrekt ne sherbimin publik.

Denoncimi
Dalipi ka kerkuar dje shpjegimi nga bashkia e Tiranes se si do ti kompensoje keto familje hallexhinjsh qe tashme e kane paguar 4200 lekeshit e pastrimit megjithese ata jane te perjashtuar nga kjo takse. Ne kerkojme qe sa me pare te merren masat e kompensimit te shtresave sociale ne nevoje. Te behen publike si do te kompensohen dhe ne cilat afate. Njesive bashkiake tu programohet buxhet ne lidhje me kete ceshtje. Asnje qytetar nuk i ka borxh nje administrate kushdoqofte qe te tallet me problemet dhe sakrificat e tyre te perditshme. Ne nuk e kemi pare ne asnje rast kryetarin e bashkise te ngreje zerin per keto ceshtje per faturat e larta qe cdo qytetar perballet. Eumlshte qeverisja e tij dhe ai vete qe jane pergjegjes - ka deklaruar Dalipi. Nderkohe qe aktualisht ne te gjitha njesite bashkiake ka nje dyndje te madhe personash te cilet u perkasin kategorive qe nuk e paguajne taksen e pastrimit dhe qe rrine ne radhe per te plotesuar dhe dorezuar dokumentacionin. Vete njesite bashkiake jane te pakenaqur pasi sipas tyre do te ishte mire qe kjo procedure te kryhej direkt te Ujesjellesi dhe nuk ishte e nevojshme qe qytetaret te sorollateshin me kot. E gjithe kjo amulli ka ndodhur pasi bashkia nuk e planifikoi mire kalimin e takses se pastrimit qe eshte 5 mije leke te reja ne vit te fatura e ujesjellesit takse e cila tashme do te paguhet me keste mujore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›