Pronat Komisioni i Ligjeve diskuton sot dekretin e Topit

Komisioni i Ligjeve pritet te marre sot ne shqyrtim dekretin e Presidentit Bamir Topi per ndryshimin e ligjit te pronave. Nisma e deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e votuar ne Kuvend pak kohe me pare eshte kthyer mbrapsht nga Kreu i Shtetit. Ky vendim i Topit eshte konsideruar si jo i drejte nga demokratet te cilet kane deklaruar se do ta votojne ligjin pa ndryshime. Madje deputeti i PD-se Luciano Boci ka pohuar se vendimi i Presidentit eshte marre ne nervozizem e siper. Menyra se si e ka kthyer Presidenti ligjin nuk eshte shume e sakte pasi ka shprehur nje lloj nervozizmi kur thote se ligji per pronat ka shkelur preambulen e Kushtetutes dhe pastaj ka renditur edhe nenet perkatese - ka pohuar ai. Boci ka deklaruar gjithashtu se ndryshimet e bera kane kaluar te gjitha hallkat e diskutimit ne Kuvend dhe kane marre miratimin e tyre cka tregon per ligjerine e tyre. Perderisa kjo ceshtje ka kaluar ne Komisionin e Ligjeve eshte pare se nuk shkel Kushtetuten dhe se eshte ne perputhje me ligjin dhe Kushtetuten e ketij vendi dhe perderisa ne e kemi votuar nje here une pretendoj se sigurisht do ta kalojme per pro - ka deklaruar ligjvenesi demokrat. Ndryshimet ne ligjin Per kthimin dhe kompensimin e prones te ndryshuar jane miratuar me 22 korrik ne Kuvend me 70 vota pro dhe vetem 1 abstenim. Sipas ndryshimeve cdo titull pronesie i dhene ne menyre te padrejte do te rishikohet por kjo ne baze te nje procedure te qarte ligjore. Ne ligj parashikohet se ne perputhje edhe me vendimin e Gjykates Kushtetuese kreu i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave nuk mund te verifikoje me nismen e vet titujt e pronesise te dhene nga zyrat rajonale. Por verifikimi i gabimeve te mundshme te dhena me pare do te behet vetem ne ato raste kur zbulohen rrethana te reja apo akte te reja shkresore qe kane rendesi per ceshtjen te cilat nuk mund te diheshin gjate shqyrtimit te kerkeses per njohje kthim apo kompensim te prones kur vertetohet se aktet shkresore ne baze te te cilave eshte dhene vendimi te kene qene apo te jene deklaruar me pas te paverteta me vendim gjyqesor te formes se prere kur vertetohet se aktet shkresore ne baze te te cilave eshte dhene vendimi te jene leshuar nga zyrtare te denuar penalisht per leshimin e tyre kur vendimi permban nje gabim material ne fakt ose ne ligj bazuar ne faktet e administruara ne dosje gjate kohes se shqyrtimit te kerkeses per njohje kthim apo kompensim te prones kur zyrtaret qe kane marre pjese ne dhenien e vendimit kane kryer vepra te denueshme penalisht te cilat kane ndikuar ne marrjen e vendimit dhe kur vendimi eshte bazuar ne nje vendim gjyqesor ose akt te nje organi tjeter qe ka ndikuar ne marrjen e vendimit dhe qe me pas eshte prishur/ndryshuar.