Fatmira Hajdari Vrasja e Azemit nuk eshte zbardhur ende

Fatmira Hajdari kerkon zbardhjen e vrasjes se bashkeshortit te saj Azem Hajdari. E pranishme ne ceremonine perkujtimore me rastin e 12- vjetorit te ndarjes se tij nga jeta Fatmir Hajdari konstatoi se lsquovrasja e shekullit sic njihet ne Shqiperi ka pasur motive politike dhe aspak familjare prandaj i mbetet politikes ta zgjidhe kete ceshtje. Pas homazheve qe ka bere se bashku me vajzen dhe djemte ne memorialin e Azem Hajdarit gjyqtarja ka thene se ngjarja eshte trajtuar ne menyre shume te shpejte dhe koleget e saj qe jane marre me ceshtjen jane detyruar te anashkalojne shume fakte. Azemi nuk eshte vrare per arsye familjare por per arsye politike. Nuk eshte zbardhur ende vrasja nuk jane sqaruar shume fakte dhe koleget e mi kane deklaruar se kane qene te shtypur nga politika e asaj kohe dhe kane dhene nje vendim te momentit - tha ajo. Ajo ka theksuar se ceshtja duhet hapur serish derisa te arrihet zbardhja e saj e plote.