E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat Ruci Te mos miratohet procesverbali i seances

Kryetari i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci i ka kerkuar maxhorances qe te mos miratoje procezverbalit e seances se javes se kaluar ku u rrezua edhe dekreti i presidentit Topi per ligjin e pronave.

Duke folur ne seancen plenare te Kuvendi kreu i grupit kuvendor te PS-se Ruci e ka cilesuar votimin e dyfishte te dekretit si cenim i parlamentarizmit dhe vjedhje te votes se lire te te zgjedhurve te ketij vendi.

Kerkoj qe procezverbali te mos miratohet vijoi Ruci duke cituar me pas edhe nje nen te kushtetutes Kushtetuta qe thekson se cdo votim i kryer ne kundershtim me Kushtetututen eshte i pavlefshem.

Ruci gjithashtu kerkoi nderprerjen e seances plenare dhe mbledhjen e komisionit te rregullores dhe i mandateve i cili ta cilesoj miratimin e ligjit te pronave si te pavlershem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›