Pronat Shqiperia shperfill Keshillin e Evropes
TIRANE- Duket se qeveria Berisha nuk ka kohe te merret me procesin e kthimit dhe te kompensimit te prones. Keshilli i Evropes kishte sugjeruar nje dokument ne formen e nje memorandumi te titulluar Per masat strategjike te situates se pronave ne Shqiperi i cili eshte hartuar qe me 25 maj te vitit te kaluar.
Strategjia e zgjidhjes perfundimtare eshte pranuar edhe nga qeveria shqiptare e cila e ka miratuar dokumentin me date 29 prill 2011 dhe ai tashme duhej te perbente strategjine zyrtare edhe te Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise ne kete fushe pasi me publikimin e saj ne Fletoren Zyrtare te dates 31 maj 2011 vendimi perkates ka hyre ne fuqi.
Keshilli i Evropes ka konstatuar se ka patur vazhdimisht cenim te se drejtes se prones ndaj individeve shqiptare. Kjo ka ardhur si pasoje e pengesave dhe veshtiresive per realizimin e procesit te kthimit dhe kompensimit te pronave.
Gjykata Evropiane ne vendimet e saj per disa raste te perseritura nga Shqiperia ka konstatuar se mosekzekutimi i vendimeve gjyqesore te formes se prere apo i vendimeve te komisioneve te pronave ne kohe vendime te cilat i konsideron si quasi gjyqesore ka cenuar te drejten e ankuesve per proces te rregullt ligjor ne te njejten kohe edhe me te drejten e prones qe eshte nje e drejte themelore e njeriut. Gjykata ka vleresuar gjithashtu se sistemi juridik ne vendin tone nuk ofron mjete ligjore efektive ankimi per adresimin e mosekzekutimit te vendimeve gjyqesore te formes se prere cfare perben cenim te se drejtes se ankuesve per mjete efektive ankimi.
Mosekzekutimi i vendimeve ka ardhur si pasoje e problemeve dhe veshtiresive qe hasen lidhur me zbatimin e ligjit nr.9235 date 29.7.2004 Per kthimin dhe kompensimin e pronave lidhur me procesin e regjistrimit te pronave si dhe lidhur me sigurimin e mjeteve juridike efektive ne rastet e mosekzekutimit te vendimeve perfundimtare gjyqesore.
Keshilli i Evropes ne kete menyre kritikon si sistemin ligjor ne Shqiperi ashtu edhe zbatimin e tij ne praktike duke filluar nga mangesite qe konstatohen ne hipoteka e kadastra deri te mungesat e theksuara te efektivitetit te permbarimit gjyqesor.
Sipas Keshillit te Evropes kuadri ligjor per pronat paraqitet mjaft i fragmentuar dhe ka nevoje te konsolidohet e te thjeshtohet per te percaktuar procedura te thjeshta dhe transparente kompensimi. Por deri tani asnje projekt nuk eshte paraqitur as ne qeveri as ne Kuvend.- shkruhet ne shkrimin e botuar sot ne gazeten Shqiptarja.com.