E Diel, 1 Nëntor 2026

"Der Spiegel": Trojka kishte propozuar paketë të re shpëtimi për Greqinë

BERLIN - Ndoshta Greqisë do t’i nevojitet edhe një paketë e tretë mbështetjeje prej 50 miliard euro në vitin 2015, shkruan revista gjermane “Der Spiegel” në një shkrim të saj. 

Sic thuhet në shkrim, Trojka, e cila përfaqëson kreditorët e Greqisë (BE, BQE dhe FMN), kishte shkruar në versionin e parë të raportit të saj të fundit, se nuk është aspak e sigurtë që Greqia të mund të kthehet në tregjet financiare në vitin 2015. Prandaj vlerësohet se ka mundësi të nevojitet për periudhën 2015-2020 një ndihmë e re ndërkombëtare në shumën 50 miliard euro. 

Sipas “Der Spiegel” ky paragraf u hoq nga raporti i parë pas kërkesës së qeverisë gjermane. Komentet, veçanërisht nga ministri gjerman i financave, Volfgang Schauble, për një paketë të tretë shpëtimi në Greqi shkaktuan një tronditje në koalicionin e qendrës së djathtë në Gjermani. 

Gjithashtu, sipas informacionit të revistës gjermane, Banka Qëndrore Europiane (BQE) vlerëson se pjesëmarrja në programin e shkëmbimit të bonove greke (PSI) nuk do të jetë kaq e madhe. «Ka mundësi të nevojitet të shfrytëzohen klauzolat e veprimit kolektiv» shënojnë qarqe të BQE-së, sipas "Der Spiegel". 

Eurozona ka miratuar lëvrimin vetëm për një pjesë të kredisë për Greqinë prej 130 miliardë euro, e cila varet nga marrëveshja për shkëmbimin e bonove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›