E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat Topalli Nje deputeti iu bllokua vota

Partia Socialiste ngriti ne seancen e sotme plenare ceshtjen e votimit dy here te dekretit te presidentit per ligjin e pronave.

Deputetja Vasilika Hysi ne fillim te punimeve te sotshme deklaroi se votimi dy here i dekretit tregoi se mazhoranca manipulon dhe dhunon voten e lire.

Me kete votim demokracia dhe parlamentarizmi ne Shqiperi jane ne rrezik tha Hysi. Sipas saj votimi i dyte ishte shkelje e Kushtetutes dhe e rregullores se kuvendit.

Menjehere pas Hysit reagoi kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli e cila tha se ne votimin e dekretit te presidentit nuk ka patur asnje shkelje pasi procedura eshte hapur dy here por rezultati eshte shpallur nje here.

Eshte hapur votimi nje deputeti i eshte bllokuar vota dhe ne keto kushte detyra e kryetarit te parlamentit eshte mos i mohoje voten askujt. Me kerkese qe kam patur nga grupi parlamentar eshte pezulluar votimi sqaroi Topalli.

Kryetarja ka akuzuar opoziten se ka vene parlamentarizmin ne rrezik pasi ajo nuk ka qene ne parlament per te diskutuar dhe per te votuar ligjet dhe rregullat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›