Pronat, mazhoranca votë kundër dekretit të Topit
23/08/2010 Dekreti i Presidentit, çështja pritet të ankimohet në Kushtetuese
Pavarësisht “merakut” të Presidentit të Republikës për ligjin e pronave, mazhoranca pritet të mos bëjë asnjë ndryshim në draftin, i cili nuk mori miratimin e kreut të shtetit. Burime nga selia blu konfirmojnë për gazetën se ligji i miratuar në fund të sesionit me votat e mazhorancës do të miratohet pa asnjë ndryshim, pasi deputetët e saj janë të bindur se projekti zgjidh çështje për të cilat Gjykata Kushtetuese shprehu rezervat e saj. Në këtë mënyrë menjëherë me fillimin e sesionit të ri parlamentar javën e parë të shtatorit, Komisioni i Ligjeve do të marrë në shqyrtim dekretin e kthimit nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, të ligjit nr. 10308, datë 22. 07. 2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar”. Ky komision do t’ia kalojë dekretin dhe vendimin e tij për të seancës parlamentare, e cila po sipas burimeve pritet ta rrëzojë atë. Vendimi i Kuvendit është paralajmëruar të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese nga grupet e interesit, në këtë rast ish-pronarët, afat i cili përkon edhe me votimin e anëtarëve të tjerë që kreu i shtetit pritet t’i propozojë Kuvendit për në kushtetuese. Propozimi i tyre në fillim të shtatorit nga numri një i shtetit dhe zgjedhja nga mazhoranca me votat e saj, e bën institucionin më të sigurt për partinë në pushtet, e cila po i zgjedh me shumë kujdes anëtarët e saj. Vetëm në këtë mënyrë kushtetuesja nuk do të rrëzojë mazhorancën në ligjet që ajo miraton, siç ndodhi gjatë kësaj kohë, kur shumë ligje u cilësuan antikushtetuese nga ky institucion. Vetëm një përbërje “e sigurt” e trupës gjykuese në Kushtetuese mund të “rrëzojë” edhe Presidentin duke mbrojtur mazhornacës për projektin e pronave. Ligji i propozuar nga ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i jep mundësinë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të rishikojë vendime të ish-komisioneve për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe për më tepër edhe t’i shfuqizojë ato; i heq pronarit mundësinë e të gëzuarit të pronës së tij i qetë dhe sigurt për një të drejtë të fituar në përputhje me normat kushtetuese dhe ligjore. Pra, rregullimi ligjor i propozuar sipas komenteve të Presidentit dhe në dekretin e kthimit cenon parimin e sigurisë juridike, parim ky i përshkruar në nenin 4 të Kushtetutës. Më 13 gusht Presidenti i Republikës shpalli dekretin e kthimit të ligjit për prona, të ndryshuar. “Me qëllim që zgjidhja e ofruar të jetë sa më pranë standardeve të të drejtave të njeriut dhe atyre kushtetuese, vendosa ta kthej ligjin edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend, për shkakun se gjykoj se ka vend të rishikohet, si për sa i përket kushtetutshmërisë së tij, por edhe për ta bërë atë efektiv dhe të zbatueshëm”, - thuhet në dekret.
Tërheqja e palëve
Ligj organik për Presidentin, mbetet pezull nisma
Në përfundim të sesionit parlamentar Partia Demokratike, si dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkuan miratimin e një ligji organik për Presidencën, i cili do të mundësonte që veprimet e kreut të shtetit të përcaktohen me afate ligjore. Deri tani, kjo çështje ka mbetur pezull, pasi nuk bëhet e ditur asnjë përpjekje të palëve për ndonjë hap konkret. Aktualisht, Presidenca nuk ka një ligj organik si gjithë institucionet e tjera Kushtetuese, ndërsa për mazhorancën qeverisëse është koha për miratimin e një ligji të tillë. Sipas saj, fryma e Kushtetutës kërkon që Presidenca të ketë një ligj organik ku të përcaktohen qartë afatet e punës së Presidentit në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese. Kjo nismë u komentua si një mënyrë për të kontrolluar kompetencat e numrit një të shtetit, me të cilin mazhoranca prej vitesh ka konflikt të ftohtë. Por në gjykimin e ministrit të Jashtëm, kryetar i LSI-së, Ilir Meta ligji, organik nuk duhet të shfrytëzohet për të cenuar kompetencat kushtetuese të një institucioni tjetër. “LSI-ja ka një qëndrim të qartë se në marrëdhëniet mes institucioneve duhet bashkëpunim dhe jo konflikt. LSI-ja nuk do të bëhet palë me askënd dhe i askujt, por kërkon vetëm të respektohen institucionet”, - vuri në dukje Meta gjatë bashkëbisedimit të tij me gazetarët për këtë çështje, në përgjigje të interesit të tyre.
Opozita
Gjatë diskutimit të ligjit në Komisionin e Ligjeve opozita u deklarua kundër kësaj nisme duke e cilësuar atë antikushtetuese. “Ligji është antikushtetues dhe bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky është një projekt për të nxitur te qytetarët pasigurinë për pronat. Ligjit i janë bërë aq shumë ndryshime, saqë përshtatjen me to e ka të vështirë edhe gjykata. Zgjidhja e konflikteve për pronësinë duhet të zgjidhet nga gjykata dhe jo nga drejtori i AKKP-së. Asnjë organ administrativ nuk mund të godasë vendime gjyqësore apo ‘quasi’ gjyqësore. Jam dakord që ka një problematikë dhe hajde ta zgjidhim, por nuk është kjo mënyra e duhur, pasi projekti i kundërvihet vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe cenon parimin e sigurisë juridike. Për mendimin tim, ndoshta duhet të rishikojmë Kodin e Procedurës Administrative”, - vlerësuan deputetët e saj.