Basha: Këto muaj pres të hiqen vizat me BE-në
20/08/2010 Ministri i Brendshëm inspekton pikën kufitare të Durrësit, optimist për policinë
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, u shpreh optimist për procesin e heqjes së vizave gjatë inspektimit të punës dhe veprimtarisë së strukturave policore të qarkut Durrës. I shoqëruar edhe nga kryepolici Hysni Burgaj, ministri Basha shprehu vlerësimet e tij për punën e kryer në drejtim të forcimit të rendit e sigurisë, krijimin e një ambienti të qetë e të sigurt për pushuesit, lehtësimin dhe kontrollin e rreptë të qarkullimit rrugor dhe goditjen e autorëve të veprave kriminale. I pyetur nga mediat e pranishme lidhur me afatin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë, ministri Basha u përgjigj “ky është edhe një nga vendet më të mira për të parë me sytë tanë atë që kanë parë edhe ekspertët, një shengenizim të plotë të Policisë Kufitare të Shqipërisë, një evropianizim të plotë të Policisë së Rendit, Policisë Kriminale dhe një reformë, e cila ka filluar para disa muajsh, që do të vazhdojë dhe do të garantojë një përmirësim 100% brenda dy vitesh të performancës së Policisë Rrugore. Jam i bindur se këto hapa, janë hapat e një vendi që shkon i sigurt drejt anëtarësimit në BE dhe po pres që të përmbyllim brenda këtyre muajve heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë”.
Inspektimi në pikën kufitare
Ndërsa përkundër akuzave të përditshme të opozitës për mungesën e sigurisë në vend dhe kriminalitetin, zoti Basha saktësoi se “Shifrat flasin vetë dhe nuk ka asgjë më të varfër sesa të bazosh qëndrimin tënd mbi sajime dhe sajesa. Statistikat e Shqipërisë sa i përket luftës kundër krimit dhe situatës së rendit janë subjekt i një inspektimi të përditshëm nga misionet policore evropiane këtu në Tiranë dhe një inspektimi të përmuajshëm nga Komisioni Evropian, ç’ka së shpejti do të çojë edhe në një vendim të shumëpritur, siç është ai i heqjes së vizave”, nënvizoi sakaq ministri i Brendshëm. Sipas tij, “Kushdo që pretendon apo dëshiron të konfrontojë këtë realitet, përmirësimi galopant, i të cilit po na çon edhe në këtë vendim historik me dëshirën për të nxirë realitetin do të dalë shumë fals para opinionit publik, siç edhe ka qenë rasti në mënyrë të përsëritur me ata që kanë abuzuar me lirinë e fjalës”. Duke folur rishtas për parametrat dhe standardet në pikën kufitare, zoti Basha tha se “Ky është një përmirësim i shumëfishtë i kushteve të punës, në radhë të parë të Policisë Kufitare. Kabinat ku operon personeli i Policisë Kufitare janë në parametrat më të mirë sot të aplikueshëm në zonën Shengen edhe sa i përket kushteve të punës, edhe sa i përket lidhjes së drejtpërdrejtë që i ofrohet sistemit TIMS, INTERPOL-it etj”. Basha nënvizoi se “dëshmitarë të përmirësimit të punës në pikën kufitare të Portit të Durrësit, janë qindra dhe mijëra turistë apo qytetarë shqiptarë, që hyjnë dhe dalin nëpërmjet portit të Durrësit”. Sipas ministrit Basha, “përmirësimi i terrenit vjen bashkë me përmirësimin e shërbimit që ofrohet, i cili këtë vit është disa herë më i shpejtë sesa ka qenë praktika e mëparshme, ç’ka siguron, që edhe me një fluks rekord në historinë e Shqipërisë, siç është viti 2010 të garantohet një përpunim i shpejtë i qytetarëve dhe sa më komod i të gjithë përdoruesve të kufirit, i të gjithë turistëve të huaj, të cilët mendoj se e kanë shprehur këtë më së miri në vlerësimet për shërbimin e ofruar nga Policia Kufitare, autoritetet, por dhe vetë mediave, dhe besoj se është detyra juaj ta evidentoni këtë në mënyrë të pavarur dhe të drejtpërdrejtë me përdoruesit e kufirit”, theksoi ministri.