Pronat ne Kukes nis regjistrimi elektronik

Një projekt i financuar nga Banka Botërore bën të mundur nisjen e fushatës më të madhe në Kukës, që lidhet me pronat dhe regjistrimin e tyre sipas një sistemi të ri elektronik.
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme e Kukësit ka nisur këtë fushatë pak ditë para Vitit të Ri dhe siç tregojnë drejtues të saj, do të përfshijë regjistrimin e pronave në tri zona kadastrale.
Falë këtij financimi të BB nëpërmjet projektit për administrimin dhe menaxhimin e tokës, për një periudhë relativisht të shkurtër, brenda vitit 2011, pas mbledhjes së dokumentacionit, përgatitjes së hartave treguese dhe kartelës së pasurisë së paluajtshme do të regjistrohen rreth 10 mijë prona.