Propozimi i grave: Ja si bëhemi bashkëpronare me ligj
Burrat nuk do të jenë të vetmit firmëtarë të një pasurie të regjistruar. Bashkëshortet do të kënë të drejtën e tyre për të firmosur tek noteri pronën e përfituar pas martesës. Këtë parashikon ligji i ri i pasurive të paluajtshme, ku propozimi i një neni është bërë nga shoqata e grave.
Sevim Arbana, drejtuese e shoqatës "Në dobi të gruas shqiptare" thotë se janë të shumta rastet kur femrat dhunohet, nxirren jashtë shëpisë nga burri i tyre, kërkojnë strehë sepse nuk përfitojnë asgjë nga pasuria martesore. Neni 42 i shtuar në këtë ligj, gjendet edhe në kodin e familjes për barazinë në cift. Në këtë ligj, thotë Arbana, rregullohet edhe statusi i gruas në familje.
Mospërfitimi i pronave apo i shtëpisë nga gruaja pas divorcit evidentohet më tëpër në zonat rurale, ku vetë femrat tregohen neglizhente për të njohur të drejtat e tyre sipas kodit të familjes.