Institucion i veçantë për të burgosurit depresiv

Personat që vuajnë dënimin por që kanë probleme të shëndetit mendor do të trajtohet në një institucion të veçantë. Për këtë trajtim shëndetësor, të sëmurët në burgjet duhet të presin edhe 3 muaj sepse marrëveshja sapo është firmosur.
Ministria e drejtësisë dhe ajo e shëndetësisë gjejnë gjuhën e përbashkët për të kuruar të sëmurët brenda hekurave. Kjo do të jetë koha kur do të filloj identifikimi i personave, gjetja e vendit dhe e bluzave te bardha në këtë spital.
Një institucion i ngjashëm si ky që pritet të ndërtohet është në Krujë. Aktualisht atje trajtohen 80 të burgour depresivë. Ndërsa ministrat thonë se do të vënë në shërbim më shumë psikiatër dhe punonjës socialë sepse deri tani sipas raporteve të huaja për Shqipërinë për 4000 të burgosur shërbejnë vetëm 3 psikiatër.