E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozon doktori: Neymar duhet të trashet

Mjeku i përfaqësueses së Brazilit, Jose Luis Runco ka deklaruar se Neymar do të jetë shumë më i fortë te Barcelona nëse trashet më shumë. Doktori brazilian tha se i ka propozuar Neymarit që të shtoj më shumë në peshë.

"Neymar është një lojtar i imët por me nje teknikë të madhe. Unë i kam thënë atij që të ushqehet më shumë me ushqim natyral sepse atij i duhet të shtoj në peshë. Në Spanjë do të jetë më vështirë për të sepse duelet fizike janë më të shpeshta. Nëse Neymar do të shtojë kilogramë, ai do të jetë më komplet" deklaroi Runco./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›