Bie Deçani, mbijeton Llamkosi

Skuadra e Deçanit nuk ka arritur të futet në Superligën e Futbollit Kosovar duke humbur ndeshjen e barazhit me Llamkosin nga Vushtrria. 2 me 1 ishte rezultati i fitore së Llamkosit në këtë ndeshje.
Atdhe Gashi shënoj golin e parë në ndeshje duke kaluar në epërsi Deçanin. Samir Zeneli dhe Bashkim Shala realizuan për fitoren e vushtrriasve në pjesën e dytë.
Kjo fitore ia ka siguruar Llamkos Kosovës mbetjen në Raiffesen Superligën e Kosovës në futboll./Indeksonline/