E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostitucion ne Itali, kapet keshilltari i Qarkut

Xhemil Beharaj

Nje anetar i Keshillit te Qarkut te Fierit eshte arrestuar dje nen akuzat e “shfrytezimit te prostitucionit” dhe “favorizimit te emigracionit klandestin”. Zyra e Luftes Kunder Trafiqeve te Paligjshme ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit, beri te ditur dje se ka vene ne pranga te shumekerkuarin Kastriot Llanaj, 37 vjec, banor i fshatit Cakran, ne rrethin e Fierit. Policia tha se Llanaj eshte arrestuar pasi Gjykata e Krimeve te Renda ne Milano te Italise e ka denuar me 9 vjet burg, vendim i cili eshte konvaliduar nga Gjykata e Rrethit te Fierit. Sipas dosjes penale qe ka mberritur ne Fier, mesohet se nje vajze e quajtur Anila C., ka bere nje padi ne gjykaten e Milanos, ku akuzon Kastriot Llanaj se e ka shfrytezuar si prostitute. Denoncimi eshte bere ne vitin 1999 dhe prej asaj kohe gjykata ne vendin fqinje ka iniciuar ne mungese procesin qe perfundoi me denimin e 37-vjecarit. Pasi kane marre ne dore dosjen me vendimin e konvaliduar edhe nga Gjykata e Rrethit te Fierit, organi i akuzes ka nxjerre urdhrin e arrestit per Kastriot Llanaj. Nje automjet policor eshte nisur dje ne fshatin Cakran, rreth 15 kilometra larg qytetit te Fierit dhe ka ndaluar perpara dyqanit ku Kastriot Llanaj kryen nje aktivitet privat te tregtimit te pajisjeve hidraulike. Nje oficer policie i ka kerkuar me miresjellje 37-vjecarit te shkonte me ta ne Komisariatin e Policise se Fierit per nje sqarim. Kastriot Llanaj ka mbyllur dyqanin dhe eshte nisur me uniformat blu per ne qytetin e Fierit. Policia vendore tha se 37-vjecari ka mbetur i shtangur teksa ka degjuar se per cfare ishte denuar. “Ne vitin 1996 u ktheva ne Shqiperi dhe u martova, ka treguar 37-vjecari. Po ate vit, me lindi femija, qe tani eshte 12 vjec dhe prej asaj kohe nuk jam larguar me nga Shqiperia. Kam ngritur nje aktivitet privat, jam tatimpagues i rregullt dhe ne saje te reputacionit qe kam ne fshat jam zgjedhur dy vjet me pare anetar i keshillit te komunes se Cakranit dhe anetar i Keshillit te Qarkut te Fierit.” Nderkohe, Kastriot Llanaj i ka kerkuar policise se Fierit te beje verifikimet perkatese ne lidhje me hyrje-daljet e tij nga territori shqiptar, duke pretenduar se ai nuk eshte larguar nga vendi qe nga viti 1996 dhe kjo eshte e dokumentuar. Burime nga uniformat blu thane mbreme se gjithcka pritet te zbardhet gjate seances se paraqitjes per njohje prane Gjykates se Rrethit te Fierit, pasi nga verifikimet e policise rezulton se ka shume persona te gatshem te deshmojne se 37-vjecari prej vitesh punon ne dyqanin e tij ne fshatin Cakran, pa kapercyer kufirin.

Llanaj: Nuk kam qene kurre ne Milano

“Ndoshta eshte nje ngaterrese, pasi une nuk kam qene kurre ne Milano, eshte shprehur Kastriot Llanaj perpara oficereve te Zyres Kunder Trafiqeve te Paligjshme ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit. Eshte e vertete se kam qene ne Itali, por vetem ne Rome, ku kam qendruar nga viti 1992 deri ne vitin 1996 dhe kam punuar ne ndertim”. Policia e Fierit i ka treguar Llanajt foton e denoncueses se tij, Anila C., por Llanaj ka ngritur supet, duke thene se nuk e njihte dhe nuk e kishte pare kurre ate fytyre, aq me pak te kete pasur kontakte me te.

Familjaret dynden ne polici

Pas marrjes se njoftimit per ndalimin e Kastriot Llanajt, familjaret e tij nga fshati Cakran i rrethit te Fierit jane “dyndur” perpara ambienteve te Drejtorise se Policise se Qarkut te Fierit. Ata e kane konsideruar si absurd vendimin e uniformave blu, si dhe ate te gjykates italiane e asaj shqiptare.

Vellai: Keqkuptim ose kurth

Serjan Llanaj ka mberritur dje ne Fier, sapo ka marre vesh lajmin per ndalimin e te vellait, Kastriotit. “Nuk eshte e mundur, thote ai ne nje prononcim per “Koha Jone”. Im vella jeton ne fshat prej vitesh. Vendimin e Milanos mund ta mendoj vetem si nje keqkuptim, ose ndryshe eshte nje kurth i qellimshem”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›