E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni “Pranvera” prangos 12 persona me arme

Policia e Lezhes bllokoi te merkuren nje sasi te konsiderueshme armesh dhe municionesh, duke vene ne pranga 12 persona, 8 prej te cileve ishin ne kerkim nga uniformat blu. Zedhenesja e policise se Lezhes, beri te ditur se operacioni i koduar “Pranvera”, u finalizua me bllokimin e 12 automatikeve model 56, gjashte pushkeve model 56, tre pistoletave TT, rreth 3500 fishekeve. Po ashtu u sekuestruan disa granata dore, kallepe tritoli dhe nje shirit mitralozi. Sipas policise, nga te dhenat e deritanishme rezulton se pese arme te sekuestruara ne kete operacion jane perdorur per vepra te ndryshme penale. Deri mbreme, policia e Lezhes nuk ka bere te ditur detaje te ketij operacioni, i cili mesohet se eshte realizuar ne kohe dhe ne vende te ndryshme ne zonen qe perfshin Qarku i Lezhes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›