Prostitucioni i detyrueshem tek te miturat dhe tregtia me njerez ne Bosnje

Edhe nxenese 12 vjecare nga familje te mira detyrohen ne Bosnje per prostitucion. Kriminelet fillimisht hulumtojne dhe e zbulojne se cili eshte anetari me i dashur i familjes per nje vajze. Pastaj ata kercenojne nxenesen se do te vrasin pikerisht ate person ne rast se ajo refuzon te kryeje sherbimet seksuale tregon Mara Radovanoviq nga organizata LARA e cila sot mbeshtetet nga organizata nderkombetare CARE. Ajo ka krijuar nje rrjet kunder tregtise me njerez dhe perkujdeset per viktimat ne nje strehimore te grave e cila ndodhet ne nje vend te fshehte ne Bosnje.
Vajza te mitura detyrohen per prostitucion nga trafikantet
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Si mund te ndihmohen keto gra dhe vajza
Vajza te tjera njehere drogohen dhe pastaj abuzohet me to neper orgji te ndryshme ne motele. Kriminelet xhirojne keto orgji dhe pastaj kercenojne vajzat e mitura se do ti vendosin videot ne internet. Nga frika e poshterimit publik ato pastaj heshtin. Dhe ne keto krime supozohet se ne jane te perfshira edhe njerez te institucioneve publike thekson Mara Radovanoviq Nje prej viktimave te fundit ne strehimoren tone ishte nje vajze rome 15 vjecare nga nje qytet i vogel ne afersi te Srebrenices. Me te kishin abuzuar mesuesit dhe policet lokale. Bile edhe ministri boshnjak per ceshtje te sigurise ishte perfshire ne kete krim Vajza deshmoi direkt kunder tij ne strehimoren tone. Me pare ministria per Siguri na mbeshteste financiarisht por qe nga ai moment na i kane nderprere ndihmat dhe ky eshte per ne nje problem i madh financiar.
Kush deshiron ti ndihmoje viktimat jeton me rrezik
Mara Radovanoviq nuk shpreson me tek parate e kesaj ministrie per aq kohe sa politikani ne fjale do te jete ne pushtet. Ai e ka pranuar se eshte takuar me vajzen rome por per ti dhene asaj nje burse per shkollim. Pasi qe vajza rome ka nje kujtese te mire fotografike ajo ka arritur ti pershkruaje policise te gjitha detajet nga makina e ministrit. Keshtu ajo arriti te deshmonte se ai me te vertete e ka joshur qe te shkoje ne makinen e tij dhe ate veshtire se per qellime arsimore.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rekrutimi i te miturave vendase eshte nje tendence e re e mafias boshnjake
Rekrutimi i te miturave vendase eshte nje tendence e re e mafias boshnjake ne biznesin fitimprures te trafikimit te grave sqaron Mara Radovanoviq. Deri ne vitin 2005 viktima te trafikimit kane qene kryesisht vajzat dhe grate e huaja nga e mbare Evropa Lindore. Ato josheshin me oferta per vende te mira te punes ne perendim. Ne vend qe pastaj te punojne si kamariere apo kujdestare femijesh ato perfundonin ne vendet ballkanike si Bosnja ku detyroheshin per prostitucion. Ne saje te punes sqaruese te disa njerezve te guximshem per kete problem eshte diskutuar gjithnje e me shume ne opinionin publik. Sot nepunesit kufitare dhe policet jane te pergatitur me mire qe ti identifikojne viktimat e mundshme. Prandaj numri i viktimave te huaja ne Bosnje eshte tani me i vogel.
Por si mund te ndihmohen keto gra dhe vajza
eshtja me e rendesishme eshte qe te detyrohet qeveria jone te vere ne dispozicion resurset per rehabilitimin e ketyre viktimave per shembull bursat per shkollim perndryshe ne aspektin afatgjate ato nuk mund te ndihmohen thekson Mara Radovanoviq.
Nga ana tjeter qeveria boshnjake perdor gjithnje argumentin e njejte asaj i mungojne keto te holla.
Autor Alexandra Scherle/Esat Ahmeti
Redaktoi Angjelina Verbica