Azilkerkuesit rrezikojne liberalizimin e vizave

Numri i kerkesave per azil ne Gjermani po rritet nga dita ne dite. Statistikat tregojne se ne tetor jane rrezuar te gjitha rekordet e deritanishme. Ne krahasim me vitin e kaluar eshte rritur numri per 80 per qind. Ne vend te pare ne statistikat e tetorit jane shtetasit e Serbise me rreth 23 per qind te kerkesave. Pasojne shtetasit e Maqedonise me 16 per qind ndersa ne vendin e trete jane afganet me 115 nga numri i pergjithshem i azilkerkuesve ne Gjermani.
Nga sektori per pranimin e kerkesave per azil na thone ne kushte anonimiteti se vetem javen e kaluar ne Berlin jane paraqitur rreth dhjete familje nga vendetBijelina dhe Vllasenica te Bosnje-Hercegovines.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nderrimi i pasaportes se vjeter me ate biometrike ne stacionin e policise ne Sarajeve
Dikush i ka sjelle ketu javen e kaluar rreth dhjete familje dhe tani gjendja eshte me e qete. Ata pas kalimit te kufirit i fshehin pasaportat dhe tregojne vetem certifikaten e lindjes. Gjermanet nuk i pyesin asgje sepse keshtu jane rregullat kur kerkohet azil. Gjermaneve nuk u intereson kur kerkon azil se ku e ke pasaporten thote bashkebiseduesja e Deutsche Welles.
Nder dhjete familjet e ardhura nga Bosnje-Hercegovina eshte edhe nje rome 36 vjecare me dhjete femijet e saj. Ajo thote se muajin e ardhshem do te vije edhe burri i saj me dy femije te tjere. Nder azilkerkuesit eshte edhe nje rom nga Bijelina i cili pohon se pjesa tjeter e familjes se tij do te vije menjehere pas futjes ne fuqi te te drejtes per udhetim pa viza. Shkaqet e ardhjes dhe kerkimit te azilit jane gjithmone te njejta diskriminimi dhe gjendja e rende ekonomike
Te gjithe thone se jane te varfer dhe nuk ka asgje se jetojne ne kushte te mjera... Thone se askush nuk i do romet dhe gjera te ngjashme
Per shtetasit nga vendet ish-jugosllave e pamundur te marrin azil
Procesi i perpunimit te kerkesave per azil ne Gjermani zgjat tre deri ne gjashte muaj. Por shtetasit nga vendet ish-jugosllave nuk kane asnje shans te marrin azil. Kete konfirmon edhe pervoja e perditshme pohon ambasadori i Bosnje-Hercegovines ne Berlin Tomislav Limov.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tomislav Limov Ambasador i Bosnje-Herzegovines ne Gjermani
do dite nenshkruaj dokumente per kthimin ne vend te shtetasve tane. Nder ta ka nga te gjitha kombesite dhe jo vetem rome. Ky fakt duhet shikuar ne sy dhe duhet te pergjigjemi si shtet. Ne jemi te gatshem qe tu pergjigjemi sfidave dhe shpresoj se nuk do te kete pasoja.
Pasoja te mundshme nga keqperdorimi i liberalizimit te vizave
Ambasadori Limov megjithate paralajmeron per pasojat e mundshme sepse Komisioni Evropian ka paralajmeruar shume qarte qe ne Bosnje-Hercegovine dhe Shqiperi te mos keqperdoret liberalizimi i vizave. Pas pervojave te hidhura me shtetasit e Serbise dhe Maqedonise autoritetet evropiane pohojne se rrezikun me te madh paraqesin azilkerkuesit e rrejshem. Besoj se Bosnje-Hercegovina e ka mesuar kete leksion dhe se nuk do te kete ndonje vale te madhe te shtetasve tane qe kerkojne azil thote ambasadori Limov dhe shton Do te kete edhe kontrolle te shtuara dhe bashkepunim mes organeve te caktuara. Madje edhe Serbia ka bere kohet e fundit disa perparime. Me e rendesishmja eshte qe ne fazen e pare te kontrollojme kete proces.
Autor Selma Filipoviq
Redaktoi Angjelina Verbica