E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostitucioni, policia arreston 3 vajza dhe pronarin e hotelit

TIRANË- Policia bëri të ditur se ka vënë në pranga tre prostituta dhe pronarin e një hoteli në autostradën Tiranë- Durrës. Vajzat që dilnin në rrugë për prostitucion janë me inicialet Ç.Th, 22 - vjec, lindur në Lushnjë dhe banuese në Laprakë, E.S, 16 - vjec, lindur dhe banuese në Tiranë, B.L, 25- vjec po nga Tirana.


Arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet se në aksin rrugor Tiranë - Durrës, shtetaset e sipër cituara, siguronin klientë dhe më pas kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt përfitimit, në hotel "Nevada", me administrator shtetasin Alfred Bakia. Ky i fundit është në arrest me burg për veprën penale 'Mbajtje të ambienteve për prostitucion'.


Sipas policisë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma e parave e përfituar nga ky aktivitetet prej 40 000 lekë, 4 telefona celular, 10 copë prezervativ.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›