E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama refuzon të presë familjarët e viktimave të Gërdecit

TIRANË - Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë protestuar sot para Prokurorisë së Përgjithshme për të çuar sërish para drejtësisë ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ata thanë se prej një muaji kanë bërë një kallëzim penal kundër Mediut me të njëjtën akt-akuzë si herën e parë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Familjarët kërkuan sot të takojnë edhe Kryeprokuroren Ina Rana e cila refuzoi t'i presë.


Në sportelin e Prokurorisë së Përgjithshme iu kanë thënë se 'kërkesa-padia juaj është marrë dhe është përcjellë për tek grupi hetimor'.


Njëra nga familjarët, Zamira Durda, tha se "nuk kemi marrë asnjë përgjigje për kërkesën e bërë që më 8 tetor, ndaj kryeprokurorja duhet te mendoje për këtë çështje". Kryeprokurorja duhet të guxojë për imunitetin e Mediut thanë familjarët të indinjuar.


Gjykata e Lartë mbylli në muajin shtator çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili ishte i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Avokatët e tij argumentuan se Mediu është person me imunitet, i votuar më 28 qershor ndaj s'mund të procedohet. Me këtë argument çështja u mbyll pa u arritur në analizimin e fakteve që sillte prokuroria dhe që e fajësonin Mediun për shpërdorim detyre.


Nderkohe seancat gjyqesore per Gerdecin, vazhdojne te 'deshtojne' njera pas tjetres, per arsye te ndryshme.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›