E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protagonist në përmbysjen e Austin, Uzuni shënon gol në Kupë

Myrto Uzuni ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Austin në “US Open Cup”. Skuadra e sulmuesit shqiptar fitoi me përmbysje 3-2 përballë El Pasos dhe Uzuni shënoi golin e barazimit të përkohshëm 2-2.

29-vjeçari shqiptar ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së tij, duke luajtur një rol protagonisti në këtë fitore me përmbysje.

Ky ishte goli i dytë sezonal me skuadrën e Austin për Uzunin, që u transferua në Amerikë në janar të këtij viti nga spanjollët e Granadës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›