Protesta Kombëtare/ Blushi: Sot është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar

Pak para nisjes së protestës kombëtare të Opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shprehet se, sot është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar, dita e guximit, e llogaridhënies dhe e përballjes pa kthim me Narkoregjimin.
Sipas tij të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë do të bashkohen në Bulevardin para Kryeministrisë, sepse durimi ka marrë fund, frika ka marrë fund dhe koha e nënshtrimit ka përfunduar.
Ai njofton se në ora 17:00, zëri i gjithë Shqipërisë do të gjëmojë në Tiranë, në protestën kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin, vjedh taksat e qytetarëve dhe po grabit të ardhmen e shqiptarëve.
“Sot është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar, dita e guximit, e llogaridhënies dhe e përballjes pa kthim me Narkoregjimin.
Sot, të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë bashkohen në Bulevardin para Kryeministrisë, sepse durimi ka marrë fund, frika ka marrë fund dhe koha e nënshtrimit ka përfunduar.
Sot, në ora 17:00, zëri i gjithë Shqipërisë do gjëmojë në Tiranë. Të gjithë para Kryeministrisë, në protestën kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin, po u vjedh taksat qytetarëve dhe po grabit të ardhmen e shqiptarëve.
Sot është dita për të qenë aty!
Sot është dita për të mos munguar!
Sot është dita për të tronditur nga themelet Narkoregjimin!
Ora 17:00
Përpara Kryeministrisë”.