E Enjte, 5 Nëntor 2026

Protesta/ Qytetarët lyejnë me bojë të kuqe Ministrinë e Brendshme

Vijon protesta përpara ambjenteve të Ministrisë së Brendshme.

Pas fjalëve që kanë mbajtur disa prej protestuesve kanë lyer me bojë të kuqe në shenjë proteste muret e institucionit.

Në protestë kanë dale qytetarë të ndryshëm dhe të afërm të familjes së Jonada Avdias.

Protestuesit kërkojnë nga qeveria shkarkimin e ministrave, Mirela Kumbaro dhe Bledi Çuçi.

Jonada Avdia 7-vjeçe u përplas për vdekje nga një mjet lundrues që drejtohej nga efektivi I policisë Arjan Tase në plazhin e Potamit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›