Protesta Rama Nuk e kontrollojme dot turmen

Rama distancohet nga organizimi i dhunes. Duam doreheqjen e Berishes mbi tavoline
Kryetari i PS-se Edi Rama distancohet nga organizimi i dhunes ne protesten e sotme te socialisteve. Perpos kesaj ai e hedh fajin mbi turmen e njerezve qe sipas tij opozita nuk mund ti kontrolloje. Megjithate z. Rama hodhi dje poshte te gjitha akuzat per nxitje te dhunes ne demonstraten e sotme duke kerkuar doreheqjen e Kryeministrit Berisha perpara se situata te thellohet dhe te behet e paparashikueshme. Ne nje dalje per shtyp kreu i opozites theksoi se duhet tu hapet rruga zgjedhjeve ne menyre qe te jete populli qe te vendose se kush do te qeverise vendin. Me deklaratat e fundit duket qarte frika e hajdutit qe eshte kapur me presh ne duar qe vret dhe shkelmon. Se fundmi eshte shfaqur edhe ministri i Mbrojtjes i cili eshte i fundit qe duhet te fliste pasi Shqiperia nuk kercenohet nga asgje. Prandaj behet demonstrata e neserme qe qeveria te mos bertase nga frika te shkelmoje nga halli por te largohet dhe dorehiqet dhe te pranoje zgjedhjet e reja si rrugedalje te nje krize qe nuk e ka shkaktuar opozita por qeveria dhe po e paguan populli - eshte shprehur Rama. Kryesocialisti kritikoi qeverine dhe njekohesisht i kerkoi asaj qe te lejoje zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme si te vetmen mundesi per daljen nga ngerci politik. Cfare kerkon populli Te mos vidhet dhe genjehet. Kaq rende. Sy per sy. Dhe ata jo vetem qe e vodhen por edhe e genjejne. Kryeministri duhet te pranoje zgjedhjet e reja si nje mundesi per ti hapur rrugen qe te vendose se kush do ti qeverise. Opozita kerkon ate qe kerkon populli. Permes demonstratave nuk kerkojme permbysjen e pushtetit me dhune dhe as kthimin e nje qeverisjeje pa zgjedhje. Te kete zgjedhje qe te fitojne ata qe populli zgjedh - theksoi Rama. Sipas tij populli kerkon llogari per kete qeveri permes zerit te opozites ndersa demonstrata behet qe te mos lejohet me vjedhja dhe te mbahen zgjedhje te reja. Llogarine populli e kerkon ende permes nesh dhe per sa kohe ndodh keshtu nuk ka dhune dhe shkaterrime por demonstrime per kerkimin e zgjedhjeve te lira dhe largimin e qeverise. Kjo do te thote se opozita jone nuk mund te jete per shume kohe diga qe ruan qeverine nga permbytja e pashmangshme e zemerimit popullor. Ne nuk besojme tek dhuna dhe nuk nxisim dhe pranojme asnje forme dhune. Por edhe sa kohe populli do na degjoje ne kur qeveria nuk e degjon zerin e popullit te vet perkundrazi e vjedh cdo dite dhe e genjen se nuk po e vjedh - deklaroi Rama. Kreu socialist vuri ne dukje se nuk eshte opozita qe duhet ta zgjidhe kete krize por Saliu qe duhet te vere ne tavoline doreheqjen qe te nise sherimi i kesaj plage qe mund te thellohet deri ne permasa te paparashikueshme nese nuk i jepet e drejta sovranit per tu shprehur.