SHBA Pergjegjesi nese dhunohet ligji

SHBA thirrje opozites Demonstrim paqesor te respektohen institucionet. Ambasada amerikane Qendroni larg akteve crregulluese te demshme
SHBA-te permes ambasades se saj ne Tirane i ben thirrje opozites te ruaje qetesine gjate demonstrimit ne shesh dhe te beje kujdes me zbatimin e ligjit dhe respektim te institucioneve. Reagimi i saj vjen pas thirrjes se vazhdueshme te opozites per te rrezuar qeverine duke mos perjashtuar keshtu as aktet e dhunshme.
Ambasada amerikane ne deklaraten e saj per shtyp thekson se retorika dhe gjuha e disa udheheqesve politike ditet e fundit ka marre nje ton qe sugjeron mbeshtetje per akte crregulluese dhe te demshme e sjellje te papershtatshme. Sipas saj kjo gjuhe eshte teresisht e papershtatshme dhe shqiptaret nuk e meritojne.
Thirrja e SHBA-se
Nje dite perpara demonstrates se opozites ne Tirane ambasada e Shteteve te Bashkuara nxit shqiptaret qe te protestojne ne menyre paqesore dhe konstruktive. Ambasada e Shteteve te Bashkuara mbeshtet plotesisht te drejten per lirine e shprehjes dhe grumbullimit per te gjithe popullin e Shqiperise. Ne nje shoqeri demokratike si Shqiperia eshte e rendesishme qe shprehje te tilla te jene paqesore dhe konstruktive. Respektimi i institucioneve sundimit te ligjit dhe te drejtave te te tjereve duhet te zbatohen gjate te gjitha tubimeve e demonstratave - thekson ambasada amerikane ne vendin tone. Por ajo shton se ditet e fundit retorika dhe gjuha e disa udheheqesve politike kane marre nje ton qe sugjeron mbeshtetje per akte crregulluese dhe te demshme e sjellje te papershtatshme. Kjo gjuhe eshte e papranueshme - thekson ambasada e SHBA-se. Sipas saj perdorimi i retorikes provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonje forme dhune eshte ne dem te popullit te Shqiperise. Populli shqiptar meriton me mire se kaq. Ai ka punuar me seriozitet dhe durim drejt permbushjes se reformave per te cilat ka nevoje urgjente dhe perparimin e vendit te tyre e permbushjen e aspiratave te tyre demokratike - thuhet ne deklarate. SHBA vlereson punen profesionale te Policise se Shtetit ndersa ben thirrje qe edhe kete here te punohet me te njejtin profesionalizem e ligjshmeri. Vleresojme sjelljen profesionale qe Policia e Shtetit ka ushtruar ne menyre konsekuente ne permbushje te pergjegjesive te tyre gjate demonstratave te kaluara. Presim qe i njejti nivel profesionalizmi te demonstrohet ne protesten e planifikuar per diten e premte me 21 janar - perfundon deklarata e ambasades amerikane. Thirrja e SHBA-se vjen nje dite para demonstrates se paralajmeruar te opozites e cila ka paralajmeruar se ne te gjitha rruget qe te nxjerrin ne qender te kryeqytetit do te jene sot pas ores nje te bllokuara nga protestuesit qe pritet te vijne nga te gjitha qytetet.
LSI pershendet deklaraten e ambasades amerikane duke vleresuar ate si nje qendrim te qarte ne mbeshtetje te Shqiperise si nje vend me standarde plotesisht demokratike tashme anetare e NATO-s dhe qytetaret e te ciles levizin lirshem neper Evrope.