E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta, Rama: Qeveria po shkel me këmbë bashkinë e Tiranës

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës akuzoi Qeverinë se po shkel të drejtat dhe autonominë e pushtetit vendor. Në një protestë në sheshin para bashkisë, Rama tha se "qeveria ka shkelur 7 herë kushtetutën e vendit".

"Berisha po pengon projektet e bashkisë në të gjithë sektorët. Protestojme për të mos penguar investimet për qytetaret", u shpreh Rama.

Rama duke e quajtur politikën e qeverisë ndaj pushtetit vendor si një politikë qorre dhe e urrejtjes ka theksuar se qeveria ka hequr fondet për shërbimet.
Ai shtoi se kërkon nga qeveria të aplikojë taksa të ndara, ashtu sikurse ndodh në të gjitha vendet evropiane.

"Kemi kërkuar të aplikojmë taksat e ndara ashtu sikurse e parashikon ligji. Nuk është faji im që këta njerëz që qeverisin nuk e dinë ligji, sepse jemi i vetmi vend në Evropë që nuk i kemi taksat të ndara", vijoi Rama gjatë protestës. Duke folur për ndryshimet mbi taksat vendore gjatë vitit të ardhshëm, Rama tha se më shumë se gjysma e bizneseve do të falimentojnë prandaj kërkoi nga qeveria të anulohet vendimi për biznesin e vogël.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›