E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrit, në gjendje të rëndë 32 vjeçari nga Vlora

VLORË - Një 32 vjeçar nga Selenica, i cili ka gjithë simptomat e gripit të derrit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pacienti u nis sot me urgjencë drejt Infektivit në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar por edhe verifikuar plotësisht dyshimet e mjekëve për rastin në fjalë.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i spitalit të Vlorës, Besnik Elezi, sipas te cilit pacienti 32 vjeçar ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Ai kishte kërkuar ndihmë mjekësore para tre ditësh në spitalin e Vlorës, ndërsa kishte kishte kaluar një temperaturë të lartë prej gati një javë në shtëpinë e tij.

Sipas Elezit, ky është rasti i parë që është përcjellë nga Vlora drejt Tiranës, me gjendje të agravuar, ndërkohë që përgjigja e analizave do të konfirmojë gjithçka. "I riu ka ditë me temperaturë të lartë e pneumoni bilaterale, që mund të jenë komplikacione të gripit të derrit, ashtu si edhe nuk përjashtohet mundësia për komplikacione të gripit të thjeshtë, ç'ka do ta vërtetojnë analizat", thote Elezi. Sipas tij, pacientët duhet të paraqiten me shenjat e para për të marrë sa me pare mjekimin dhe pergjigjen e analizave".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›