E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta/ Reagon Ambasada Britanike në Tiranë: E drejta për të protestuar nuk justifikon dhunën dhe dëmtimin e pronës publike!

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me protestën, duke theksuar rëndësinë e respektimit të së drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë.

Në deklaratë ambasada nënvizon se e drejta për të protestuar nuk mund të përdoret si justifikim për akte dhune apo dëmtimin e pronës publike dhe private.

“Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike.

Përmes kësaj deklarate, ambasada u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.

Ambasada thekson kështu rëndësinë e ruajtjes të së drejtës për protestë paqësore, duke vënë në dukje njëkohësisht se dhuna dhe reagimet joproporcionale të policisë nuk duhet të kenë vend gjatë tubimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›