Protesta anti-amerikane ne Kabul
Policia afgane ka shtene ne ajer per te shperndare protestuesit anti-amerikane ne Kabul. Mengjesin e se merkures protestues te shumte kane qelluar me gure ne drejtim te policise kane hedhur parrulla anti-amerikane dhe i kane vene zjarrin gomave te makinave per te bllokuar rrugen.
Burimet zyrtare thane se rreth 600 ishte numri i pjesemarresve ndersa sipas deshmitareve ne venngjarje ka te ngjare qe protestuesit te ishin disa mijera.
Protesta zhvillohet vetem tre dite para zgjedhjeve parlamentare per te cilat talebanet kane deklaruar se do ti pengojne dhe paralajmeruan afganet te bojkotojne zgjedhjet qe shenoi edhe kercenimin e pare eksplicit kunder zgjedhjeve nga islamiket e vijes se ashper. Thirrja per te mos mare pjese ne zgjedhje erdhi nga zedhenesi i talibaneve Zabihullah Mujahid.