E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protesta antiqeveritare në Meksikë, plagosen 120 persona, përfshi 100 oficerë policie në kryeqytet

Të paktën 120 persona, 100 prej të cilëve oficerë policie, u plagosën gjatë përplasjeve mes forcave të zbatimit të ligjit dhe protestuesve antiqeveritar në kryeqytetin Meksiko të Meksikës, ku mijëra persona marshuan të shtunën kundër krimit organizuar dhe qeverisë së presidentes, Claudia Sheinbaum.

Marshimi u organizua nga grupet e të rinjve të gjeneratës Z, si dhe lëvizja vendase Sombrero krijuar pas vrasjes së Carlos Manzo, krye bashkiaku i ndjerë i qytetit të Uruapan, që njihej për luftën kundër krimit të organizuar. 

Policia përdori gaz lotsjellës pasi protestuesit çmontuan pjesë të një barriere që mbronte pallatin kombëtar, ku jeton presidentja.

Autoritetet ndërkohë kanë arrestuar 20 persona për krime që nga grabitja deri te sulmi ndaj forcave të zbatimit të ligjit. Në pankartat në proteste shkruhej edhe Të gjithë jemi Karlos Manzo, ndërsa kishte nga ata pjesëmarrës që mbanin kapela kauboji në nder të Mazno.

Karlos Mazo u vra në datën 1 nëntor gjatë një festivali  për ditën e të vdekurve. Njihej si kritik i zëshëm i bandave të trafikimit të lëndëve narkotike ndërsa kishte kërkuar zero tolerancë ndaj anëtarëve të karteleve që terrorizojnë vendin.

Presidentja Claudia  SHeinbaum ndërkohë ka marrë masa kudër karteleve, por po përballet me kritika në rritje për politikat e sigurisë në vend pas një sërë vrasjesh të profilit të lartë. Vetë presidentja tha se protesta e së shtunës ishte financuar nga politikanët e krahut të djathtë që kundërshtojnë qeverinë e saj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›