E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta, deputetët e PD dhe qytetarët nisin marshimin nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit

Deputetët e Partisë Demokratike dhe qytetarët që kanë dalë në protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, atje ku pritet tu bashkohen studentëve.

Këta të fundit kanë njoftuar grumbullimin para Ministrisë së Arsimit në orën 14:00.

Deputetët e PD u mblodhën para Kryeministrisë në orën 12:30. Disa qytetarë në shenjë revolte dhe kundërshtimi dialogu të thirrur nga kryeministri Edi Rama, kanë djegur shiltet që kreu i qeverisë kishte vendosur pranë një softe betoni.

Në këtë tubim, nuk pati asnjë tubim, por vetëm ovacione dhe thirrje “Dorëheqje” nga ana e qytetarëve që ishin grumbullar aty.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›