E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protesta e 102-të në Tiranë, një pjesë e qytetarëve bllokojnë një kah të Unazës

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Protesta e qytetarëve në Tiranë, e cila nisi kundër investimit turistik të planifikuar në Zvërnec, ka vijuar edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 102-të të tubimit.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas zhvilluan marshimin e përditshëm në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.

Gjatë tubimit para Kryeministrisë, protestuesit vijuan me thirrjet e tyre dhe mbajtën fjalime, ku shprehën qëndrimet dhe kërkesat e tyre politike.

Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e qeverisë aktuale.

Aktivisti Mirjan Aliaj gjatë fjalës së tij paralajmëroi se të shtunën, më 12 shtator, protestës do t’i bashkohen edhe përfaqësues nga diaspora.

“Mos harroni të shtunën, në datë 12 shtator, diaspora ka njoftuar një ardhje masive në këtë bulevard”, tha ai.

Ndërkohë, një pjesë e protestuesve mbrëmje e sotme bllokuan gjithashtu qarkullimin e mjeteve në njërin krah të Unazës.

E emërtuar si “Revolucioni Flamingo”, protesta nisi më 31 maj si reagim kundër ndikimit mjedisor të projektit turistik në Zvërnec.

Tashmë pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime politike dhe institucionale dhe shprehin shqetësimet e tyre për korrupsionin, mundësitë e punësimit dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Protesta e 102-të; fotoreporter: Andrin Hoxha 1 nga 6

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›