E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e 22 marsit e PD, Sulo: Nuk mjafton, duhet një kompleksitet gjërash

Partia Demokratike pritet të mbajë protestën e saj të radhës më 22 mars, duke vijuar aksionin opozitar kundër qeverisë. Por analisti Arjon Sulo, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, u shpreh se protestat nuk mund të sjellin një “kthesë të madhe” nëse nuk shoqërohen me një strategji më të gjerë.

“Nuk besoj se do bëjë diferencën, në kuptimin e ngjarjes së madhe, sepse është një proces. Por ka një problem: nëse është menduar si proces, është e vështirë të mendosh edhe daljen. Duhet të jetë menduar edhe dalja nga ky aksion, sepse dalja është problem, duhet menduar si ta menaxhosh deri në fund,” tha Sulo.

Ai shtoi se intensiteti i protestave mund të lodhë qytetarët dhe të krijojë idenë e shpejtësisë, por jo të efikasitetit. “Dakord me protestën, por nuk duhet vetëm protesta. Duhet një kompleksitet gjërash,” theksoi analisti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›