Protestat e PD, Noka: Kërkojmë demokracinë, jo thjesht pushtetin

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestën e radhës më 22 mars, ndërsa për Sekretari i Përgjithshëm i të PD, Flamur Noka, beteja e tyre është për demokracinë dhe jo thjesht për pushtetin.
Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, Noka tha se opozita ka arritur të demaskojë qeverinë, duke rrëzuar, sipas tij, legjitimitetin e kabinetit Rama.
“Zhvillimet në kampin e rilindjes kanë qenë në kufijtë e dramatikes. Që nga shpërthimi i 2 megaskandaleve, automatikisht qeveria e Edi Ramës ka humbur legjitimitetin. Ne kemi arritur demaskimin e pushtetit. Është meritë e opozitës, kemi denoncuar korrupsionin dhe inkriminimin e shtetit me fakte dhe prova. Opozita është luftuar për t’u asgjësuar dhe sërish kemi arritur t’i çjerrim maskën një narko-regjimi. Në një situatë të tillë, opozitë tjetër përveç PD nuk do mund të qëndronte. Ne kërkojmë demokracinë, jo thjeshtë pushtetin. Ne nuk jemi në betejë për pushtetin, por kauzat janë të tilla”, tha ai në emisionin “Trialog” në RTSH.
/rtsh.al/