Protesta e 29 tetorit, Bardhi: Aksioni opozitar do të zbresë në akset kryesore të vendit

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Pas takimit të kryesisë së Partisë Demokratike ditën e djeshme, ku vëmendja ka qenë e gjitha e përqendruar tek aksioni opozitar dhe protesta e paralajmëruar e 29 tetorit, Gazment Bardhi pas takimit me krerët e degëve dhe drejtuesit politik të qarqeve, tha sot se u vendos shtrirja e protestës.
Sipas Bardhit, protesta do të zbresë në akset kryesore të vendit.
Në vijim të vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike, dje në takimin me kryetarët e degëve dhe drejtuesit politikë të qarqeve u vendos që të martën, më 29 tetor, ora 17:00, protesta do të zbresë në akset kryesore të vendit:
- Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”;
- Rrethrrotullimi Milot;
- Rrethrrotullimi Shkozet;
- Rrethrrotullimi Bradashesh;
- Rrethrrotullimi Rrogozhinë;
- Rrethrrotullimi Levan.
“Të bëhemi të gjithë bashkë për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, të pa ndikuara nga krimi i organizuar dhe paratë e korrupsionit”, bën thirrje Bardhi në postimin në rrjetet sociale.
/e.i/r.e/