Protesta e 30 prillit, Rama takim me aleatët

Kreu i PS-së, Edi Rama ka zhvilluar një takim me aleatët një ditë para protestës së 30 prillin. Kryesocialisti Rama deklaroi se protesta nesër do jetë përtej çdo kufiri politik dhe nuk do ndalet deri në hapjen e kutive.
"Nesër ne do të ngrihemi në protestë përtej çdo kufiri politik për rivendosjen e demokracisë në themelin e vet, që është procesi zgjedhor", tha ai.
Sipas Ramës, pushteti pasi grabiti votat, po rrënon ekonominë.
Kryetari i PS-së, Rama nënvizoi se kostoja e jetesës është rritur, ndërsa qeveria e ka marrë votën, edhe pse populli nuk ia dha. " Marrja e votës me dhunë e bën shoqërinë të kërcënuar", shtoi ai.
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela deklaroi se protestat e opozitës nuk do ndalen deri në hapjen e kutive. Ai tha se duhet bërë transparencë ose qeveria të vendosë zgjedhje të parakohshme. Sipas Ngjelës protestuesit nuk do largohen nga sheshi.
Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi deklaroi se qeveria duhet të ikë bashkë me kutitë. Sipas tij, kërkesa e shqiptarëve është legjitime. Gjinushi nënvizoi se nuk mund të bëhet debat në Kuvend pasi aty nuk zbatohet Kushtetuta.
Politikani Preç Zogaj tha se opozita ka paraqitur propozimet e veta për daljen nga kriza.