Rasmussen: I gjithë Ballkani në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaron se shpreson që ta shohë së shpejti gjithë rajonin e Ballkanit të anëtarësuar në NATO.
"Dëshira dhe synimi ynë është që të shoh të gjitha vendet e Ballkanit si vende anëtare të NATO-s", tha Rasmussen. Në një deklaratë për mediat e ministrin e Jashtëm, Ilir Meta,Rasmussen ka vlerësuar suksesin e Shqipërisë 1 vit pas anëtarësimit në NATO. "Vlerësoj kontributin tuaj të rëndësishme që keni dhënë ne Aleancë. Vlerësoj kontributin tuaj në misionin tonë në Afganistan", tha ai.
Zoti Rasmussen deklaroi se Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin në rajon.
Sa i përket situatës në Kosovë, Rasmussen tha se Kosova ka bërë një përparim të qartë nga pikëpamja e sigurisë. "Por situata është ende e brishtë. Përmirësimi i situatës do na lejojë të reduktojmë numrin e trupave të KFOR-it", shtoi ai.
Nga ane tij, ministri i Jashtëm Meta tha se pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria ka rritur kontributet e saj.
Ai tha se reduktimi i trupave të KFOR-ti në Kosovë do të vijojë në përputhje me kapacitet vendase atje.
Meta theksoi se Shqipëria i jep mbështetje dyerve të hapura të NATO-s. "Shqipëria e di se sa e rëndësishme është inkurajimi i vendeve të tjera të rajonit për anëtarësim në NATO",nënvizoi ai.
Ministri i Jashtëm Meta deklaroi se me Rasmussen u diskutua edhe për mbrojten raketore." E sigurove Rasmussen për një mbështetje të përqasjes adaptive me faza të SHBA-së që mund të sugurojë një kontirbut të rëndëishëm për arkitekturën mbrotjetsë të NATO-s në Evropë dhe sigurinë tonë të përbashkët", shtoi ministri.
Meta tha se siguroi Rasmussen se Shqipëria do vijojë përpjekjet e saj për forcimin e paqes në rajonin e Ballkanit.