E Martë, 3 Nëntor 2026

Protesta e 7 korrikut/ Si po luan Berisha për të fituar deputetë

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

Ministrja për Administratën Publike Adea Pirdeni është ngatërruar me fjalët e saj në një fjalim të regjistruar t&e...

21:06

Protesta e 7 korrikut/ Si po luan Berisha për të fituar deputetë

Lapsi.al30 June 2022

Ka një rregull të pashkruar në politikën shqiptare: kur do të mposhtësh rivalin brenda familjes politike, radikalizo gjuhën ndaj kundërshtarit. Këtë gjë ka bërë Edi Rama ndaj LMN-së, pasi humbi zgjedhjet e vitit 2009, po të njëjtën strategji ndoqi Basha, në 2017, për të nxjerrë nga skena gjithë hierarkinë e PD-së dhe po njësoj po sillet edhe Berisha sot. Atë që nuk e bëri dot as me foltoret, as me sulmin brutal ndaj selisë në 9 janar, as me fitoren e zgjedhje lokale të 6 marsit, as me rizgjedhjen e ligjshme në krye të partisë, lideri demokrat po e realizon duke shpallur një protestë kundër Edi Ramës.Lexo me tej:Tubimi i 7 Korrikut/ A është koha për protesta?Nëse deri më tani vathës së Berishës nuk i ishin bashkëngjitur më shumë se 15 deputetë, thirrjen e tij për të marshuar në bulevard, në 7 korrik në ora 19 00, po e përqafojnë pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit parlametar të PD dhe partive të tjera të opozitës. Kështu deputetja e distancuar prej kohësh nga Basha dhe që nuk ka lënë fjalë pa thënë kundër Berishës, Grida Duma, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në protestën e 7 korrikut duke deklaruar se do të angazhohet për të thirrur sa më shumë njerëz që të marrin pjesë.

Një tjetër deputet që ka ruajtur barazlargimin nga dy grupimet si Tomorr Alizoti gjithashtu ka konfirmuar pjesmarrjen: “Unë marr pjesë me kënaqësi në çdo protestë kundër Edi Ramës. Unë do bashkëpunoj me të gjithë demokratët, protesta është e domosdoshme në këtë vend”, ka pohuar ai. “Unë kam bërë një betejë për demokratët, unë do të jem me ta”, ka përsëritur Salianji. Por edhe të tjerë që kanë qenë mbështetës besnikë të Bashës dhe që për shumë kohë u vizatuan si përkrahës së Alibeajt pas dorëheqjes së kryetarit, nuk kanë dilema për t'iu bashkuar Berishës në marshiumin kundër Edi Ramës. “Unë nuk e ndryshoj fjalën, ju kam thënë edhe më parë që do marr pjesë në protestë”, u ka thënë gazetarëve lushnjari Saimir Korreshi dhe po të njëjtën gjë ka pohuar edhe Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, e disi me dorashka edhe Flamur Hoxha apo Arbi Agalliu.Të vetmit që kanë thënë të kundërtën janë një grup i vogël në PD, nga ata që po mbajnë gjallë betejën ligjore për marrjen e vulës së partisë me gjykatë. Kështu Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se protesta kryesore duhet zhvilluar në sallën e Kuvendit, duke folur për oligarkët sepse sipas tij "Sali Berisha nuk mund të jetë përbashkimi i njerëzve që vuajnë". Ndërsa Gazment Bardhi ka hedhur poshtë idenë se mund të protestojë përkrah Berishës: “Gjithmonë krah qytetarëve dhe jo non gratave”, ka thënë ai.

Pikërisht për këtë, duke ndjerë se ka gjetur levën e Arkimedit për të rreshtuar sa më shumë deputetë pro nismës së tij, Berisha është treguar cinik me kundërshtarët që i kanë mbetur. Në një intervistë që do të transmetohet në EuroNews të enjten në darkë, ai ka deklaruar se Bashës nuk ia këshillon pjesmarrjen në protestë dhe se Alibeaj e Bardhi nuk janë të ftuar.

Kjo e ka bërë një nga mbështetësit e tij, Belind Këlliçin e Forumit Rinor, t'i anatemojë protestëthyesit: “Kushdo që do të mbysë zërin e qytetarëve, është në shërbim të qeverisë. Alibeaj apo çdo deputet i zgjedhur nga 25 prilli jemi zgjedhur për të qenë opozitë përballë Ramës, jo me Ramën. Është absurde që të shkojmë në drejtim të gabuar”.

Në qarqet mediatike ka një frazë të re popullore, deri diku shqetësuese, këtë muaj: "Shmangia selektive e lajmeve". Kjo frazë vjen nga edicioni më i ri i Rap...

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit po i ngjan më shumë legjendës së Rozafës: jo që ndërtohet ditën, shkatërrohet natën. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, kur ...

Që Partia Socialiste e Elbasanit krijoi një nyje të fortë interesash me bandat nuk është sekret, por emrat e përfshirë në fushatë shkaktojnë habi për nga stofi ...

Turqia ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për heqjen e vetos ndaj Suedisë dhe Finlandës duke i hapur kështu rrugën pranimit të dy vendeve në NATO. Kjo mar...

Lidhjet me politikën, u ka dhënë përherë terren të lirë bandave në Elbasan, por në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, policët janë futur në lojën e kriminelëve duke man...

Prej disa ditësh Sali Berisha ka shpallur se do të mbajë në 7 korrik protestën e tij të parë si i rikthyer në krye të PD-së dhe ringjalljen e një tradite të vje...

Gjykata e Lartë amerikane njoftoi të premten në mëngjes anulimin e vendimit të njohur si 'Roe kundër Wade', i cili garanonte abortin që prej viti 1973, duke e k...

Qeveria shqiptare sapo i ka shkelur syrin emigrantëve dhe çdo të huaji që ka një biznes në vendin tonë, me ofertën për t’i pastruar deri në 2 milion euro pasuri...

"Nëse nuk doni që rajoni ynë të shkatërrohet, mbështesni Ballkanin e hapur", kjo është thirrja që Edi Rama u ka bërë liderëve të 27 vendeve të Evropës gjatë fja...

Fjalori i pakujdesshëm i Edi Ramës në Samitin e BE me vendet e Ballkanit perendimor është kthyer në një incident diplomatik mes Sofies dhe Tiranës. Duke u nisur...

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur

Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.

Erion Veliaj akuzon Edi Ramën se ka urdhëruar personalisht transferimin dhe izolimin e tij në burgun e Fierit. Në një reagim të shoqëruar me një letër, ai pretendon se ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i ka përcjellë tri kërkesa: të pranojë përfshirjen në protesta, të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe të ndërpresë këshillimin me Plarent Ndrecën.

Në minutën e 99’, gjatë kohës shtesë, ndeshja Tenerife-Andorra, e vlefshme për Ligën e Dytë spanjolle (Liga2), u ndërpre për t’i dhënë ndihmën e nevojshme në fushë Jesus de Miguel

Partizani zgjohet në Durrës, duke mposhtur 0-1 Teutën. Karoglan merr fitoren e parë dhe i jep fund serisë negative. “Demat e Kuq” triumfojnë falë një goditjeje spektakolare të Atanaskoskit.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›